Home » Lajme » Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës: GËZUAR VITIN E RI 2012

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës: GËZUAR VITIN E RI 2012

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë i uron shëndet, suksese në punë dhe një vit të mbarë anëtarëve dhe Këshillit drejtues të saj, Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të gjitha trojeve shqiptare në vitin 2012.

Shoqata i përcjell të gjithë Shqiptarëve dëshirat më të sinqerta që ky vit të jetë vit i përmbushjes dhe realizimit të aspiratave kombëtare për bashkim shpirtëror e kombëtar.

Sinqerisht besojmë dhe jemi të bindur thellë se në vitin vitin 2012 do të rrumbullaksohen përfundimisht legjitimimi i të drejtave individuale dhe kolektive dhe se ëndërra e tyre do të realizohet në Europën e Bashkuar.

Po këtë vit, Shqiptarët kanë krenari dhe kënaqësi të madhe se do të festojnë të bashkuar 100 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, e drejtë legjitime e pranuar shumë më herët, ndërsa e mohuar bash në pluralizmin politik e demokratik.

Poashtu Shoqata përcjell përshëndetjet më të sinqerta të gjithë Shqiptarëve që viti 2012 të jetë i begatshëm me të mira dhe vlera të njëmendëta ekonomike e kulturore, me paqë  dhe me mirëqenie të shëndetshme në planin individual e kolektiv si dhe të gjitha këto i gëzofshin dhe paçin një vit të mbarë.


GËZUAR VITIN E RI 2012


Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës në Preshevë  

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch