Home » Kulturë, Lajme » Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: N J O F T I M

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: N J O F T I M

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë

                                       O R G A N I Z O N 

Konferencë shkencore : “TRASHËGIMIA KULTURORE DHE TURIZMI”

Koha dhe vendi i mbajtjes: 26 TETOR 2019, Preshevë

Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat : Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etjerë.

Koha e paraqitjes së temës/abstrakti/ dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 16 tetor 2019.

Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12 /Times neë Roman/.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi, publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 20 tetor 2019.

Kontakti:

1.Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 87 71 423

E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin_s@hotmail.com,

xhemaledin47@gmail,

Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i trashëgimisë kulturore dhe turizmit në pëgjithësi, në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare.

Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.

Lugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore, në realitet kanë asete, vlera të trashëgimisë kulturore, të cilat ofrojnë turizëm të pasur.

Andaj qëllimi kryesor i Konferencës shkencore është që në suaza të mundësisë, kjo temë të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe shqyrtohet nga studiuesit në aspektin edukativ, kulturor, ekonomik, informativ, sportiv, rekreativ.

Pastaj, të gjitha prurjet e studiuesve, nëpërmjet kumtesave, punimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe turizmin, do të përmbledhen në një libër, në një publikim për lexuesin dhe studiuesit e ardhshëm.

BORDI i Konferencës:

Prof.dr. Drita Statovci-Halimi, etnologe

Dr. Rovena Vata, albanologe

Phd Shpetim Memishi, ekonomist

Xhemaledin Salihu, profesor dhe studiues

Këshilli organizativ: Këshilli drejtues i Shoqatës

Preshevë, më 24 korrik 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch