Home » Lajme, Vendore » Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë Objektivat e saja:

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë Objektivat e saja:

SHTKKLP - LogoShoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore është shoqatë vullnetare, jo qeveritare dhe jo fitimprurëse, e themeluar në kohë të pacaktuar dhe për realizimin e qëllimeve në lëminë e trashëgimisë dhe krijimtarisë kulturore, gjegjësisht me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe të kultivimit të krijimtarisë kulturore.

 

Shoqata në fjalë nuk është as Institut lokal, rajonal apo qendror i Arkeologjisë, nuk është as Ent për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore e as historike, por e ka veprimarinë e saj, e përshkruar më lartë.
Gjatë ekzistimit të saj, u themelua më 2010, pati shumë veprimtari në drejtim evidentimit, regjistrimit, fotografimit, xhirimit dhe shumë të dhënave të tjera lidhur me afro 800 vlera të trashëgimisë kulturore e natyrore, në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.Mbetet obligim edhe Medvegja. Shiko web sajtin e saj:shtkk.org, Arkiva.

Poashtu organizoi 6 Konferenca shkencore, botoi 6 libra, organizoi Akademi përkujtimore e solemne, promovoi shumë libra shkencore, publicistike.

 

Për punën tonë ka përgëzime, urime, lëvdata që ta vazhdojmë edhe më tutje. Mirëpo ka zëra edhe individuale, personale ziliqare edhe nga individë që ishin edhe anëtarë të saj.

 

Megjithate, Shoqata vazhdon rrugëtimin e saj drejt sukseseve dhe të arriturave në mbështetje të Statutit dhe veprimtarisë së saj.

 

Preshevë, më 6 korrik 2015                                                   Xhemaledin Salihu, kryetar

Xhemaledin SALIHU

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch