Home » Lajme, Vendore » SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS URON VITIN E RI 2016

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS URON VITIN E RI 2016

SHTKKLP - LogoSHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS ME SELI NË PRESHEVË

URON VITIN E RI 2016, TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO TË SHPËRNDARË NË BOTË, PA MARRË PARASYSH PËRKATËSINË FETARE, ANËTARSISË SË VET, DASHAMIRËVE, MIQËVE DHE MBARË NJERËZIMIT BOTËROR, DUKE I DËSHIRUAR PROSPERITET, PROGRES, SHENDET, LUMTURI, GËZIME, TË MIRA E VLERA MATERIALE E SHPIRTËRORE  MË SHUMË SE VITIN E KALUAR 2015.

NJERËZIMIT NË BOTË I DËSHIRON TA UDHËHEQIN DEMOKRACITË E VËRTETA SIKUR AJO E SHBA-ve, GJERMANISË, ZVICRËS, E NDONJË SHTETI SKANDINAVIK E JO DISA SHTETE QË PO ARRIJNË ECURI EKONOMIKE, POR NË THELB NUK E KANË DEMOKRACINË ,POR  ASIMILIMIN E POPUJVE MË TË VEGJËL.

SHQIPTARËVE U DËSHIRON UNITET, PAJTIM KOMBËTAR, DEMOKRACI, LIGJSHMËRI, NDËRSA NË RRUGËN E BASHKIMIT KOMBËTAR U DËSHIRON BILE UNITET DHE PAJTIM SHPIRTËROR KOMBËTAR SI FAZË E DËSHIRUESHME DERI TE BASHKIMI KOMBËTAR.

POASHTU TIRANËS, PRISHTINËS, SHKUPIT, PRESHEVËS U DËSHIRON PROSPERITET PROGRES, PËRPARIM EKONOMIK, KULTUROR, ARSIMOR, PAJTIM KOMBËTAR DHE DEMOKRACI E LIGJSHMËRI.

G Ë Z U A R  V I T I N  E  R I  2 0 1 6

 

PRESHEVË, MË 31 DHJETOR 2016                                                                              KRYETARI,

Xhemaledin Salihu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress