Home » Lajme » Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë njofton opinionin e gjërë publik se gjendja e Trashëgimisë Kulturore është në gjendje të mjerueshme

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë njofton opinionin e gjërë publik se gjendja e Trashëgimisë Kulturore është në gjendje të mjerueshme

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë në mbledhjen e saj te mbajtur më 12 tetor 2011, me Këshillin Profesional të Mësimdhënësve të lëndëve të Historisë dhe Gjeografisë si dhe me disa anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës, lidhur me identifikimin, evidencimin dhe regjistrimin e Trashëgimisë kulturore në Komunën e Preshevës.

Pas shqyrtimit dhe debatit konstruktiv të pjesëmarrësve dhe këmbimit të opcioneve, mendimeve dhe ideve të tyre, lidhur me problemin e lartëshqyrtuar, u mor qëndrimi unanim që Shoqata të bëjë këtë :

 

R E A G I M

Përmes këtij reagimi, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore në Preshevë, me të drejtë legjitime dhe në suaza të obligimeve që i ka marrë mbi vete, njofton opinionin e gjërë publik, në veçanti institucionet dhe organet kompetente të Republikës së Serbisë, se gjendja e vendeve, objekteve, të mirave të Trashëgimisë Kulturore, me vlera historike, kulturore, etnologjike, arkeologjike, ndërtimore, muzeale, fetare të së kaluarës tonë, të lashtë  dhe asaj të mesme janë në gjendje të mjerueshme, disa nga të cilat gati janë në fazën përfundimtare të shkatërrimit, mu përshkak të moskujdesjes së insittucioneve dhe organeve të lartëpërmendura, të cilat asnjëhertë jo vetëm që nuk u kujdesën, por asnjëherë nuk reaguan ashtu siç i kanë obligimet statutare për mbrojtjen e Trashëgimive.

Rastin më të ri e kemi në sektorin  e ndërtimit /trasimit/ të krahut të ri të Autostradës, e cila kalon nëpër Luginë të Preshevës për në Shkup.Po theksojmë se në fshatin Miratoc, te vendi i quajtur Banjkë, gjenden vorrezat e vjetra të quajtura “Vorrezat e Krushqëve”, që janë pjesë e një lokaliteti të vjetër iliro-dardan.

Me gjithë reagimet e vendasve intelektual në vendngjarje, premtimet e autoriteteve ishin se punët në trasim do të ndërpriten dhe do të nderohet trashëgimia, duke gjetur zgjidhje tjetër fatlume për mbrojtjen e Vorrezave tw lashtësisë.

Pas këtij reagimi verbal, Shoqata për Trashëgimi reagoi edhe me shkrim, mirëpo megjithate kompetentet nuk e gjetën të udhës që të reagojnë dhe në mënyrë praktike ta zgjidhin problemin, pa një harxhim të jashtëzakonshëm të lëvizjes së trasimit të Autostradës për disa dhjetra metra.

Të shpresojmë se veprimet e tilla dhe të ngjajshme , është koha e fundit në të ardhmen të mos përsëriten, se përndryshe Shoqata e jonë për Trashëgimi do ta ngritë zërin edhe më lartë, duke i sensibilizuar edhe institucionet tjera jo vetëm vendore, por edhe ato ndërkombëtare.

 

 

Preshevë, më 12 tetor 2011

Kryetari,

Xhemaledin Salihu

What might we learn about our professional essay writing site most vulnerable students, those without a homeland, a parent, a meal each day, if we were driven to make their stories of hope be known

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch