Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i uron Vitin e Ri 2013 të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës duke i uruar një vit të mbarë, shëndet, përparim dhe progres individual, familjar dhe shoqëror
Viti 2012 ishte vit i sfidave, vështirësive për qytetarët e Luginës, andaj i dëshirojmë atyre që gjatë vitit 2013 të kenë më pak sfida dhe vështirësi, por të kenë më tepër të mira materiale dhe shpirtërore dhe me to ta begatojnë jetën e tyre individuale dhe familjare.
Poashtu urimi i Shoqatës shkon në drejtim që viti 2013 të jetë vit kur Shqiptarëve të Luginës dhe më gjërë i përmbushen dëshirat dhe aspiratat shekullore për bashkim kombëtar në Europën e Bashkuar.
G Ë Z U A R 2013
Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë