Home » Kulturë » SHOQATA PËR TRASHEGIMI DHE KRJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË HAPI WEB FAQEN E VET

SHOQATA PËR TRASHEGIMI DHE KRJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË HAPI WEB FAQEN E VET

SHOQATA PËR TRASHEGIMI DHE KRJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN : ”TRASHËGIMIA JONË, PUNA JONË-NE E NJOHIM TRASHËGIMINË, THESARIN TONË” DHE THEMELOI ËEB FAQEN E VET: www.shtkk.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

 

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, më 1 tetor të vitit 2012 filloi realizimin e projektit:”Trashëgimia jonë, puna jonë-ne e njohim trashëgiminë tonë, thesarin tonë” dhe e mbaroi më 31 mars 2013. Këtë projekt e financoi Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd.

Realizimi i projektit u bë në pesë /5/ faza, pë gjashtë muajë.

Faza e parë: Identifikimi, hulumtimi, grumbullimi, përpunimi i të dhënave dhe formimi sistematik i të dhënave të trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore u zhvillua prej 1 tetorit 2012 deri më 31 dhjetor 2013.

Menjëherë, në fillim të realizimit të projektit hartuam Planin operativ të vizitave të Ekipeve hulumtuese vendbanimeve të komunës së Preshevës. Plani operativ planifikonte 18 vizita vendbanimeve të Preshevës, ndërsa ekipet hulumtuese në terren përbëheshin nga 8 anëtarë, ndonjëherë 5, por edhe 9 anëtarë.

Ekipet hulumtuese vizitonin vendbanimet e Preshevës kryesisht të shtuneve dhe të dieleve. Ato në përbërjen e vet kishin koordinatorin e projektit, asistentin e koordinatorit, matësin e pozitës gjeografike të vlerave të trashëgimisë kulturore e natyrore, evidentistin, hulumtuesin, i cili ndërronte sipas njohjes së vendbanimit, fotografistin, kameramanin dhe 2 vozitësa. Në fund ekipet hulumtuese numëruan 29 anëtarë. Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të Ekipeve:

1.Xhemaledin Salihu, profesor, koordinator i projektit, 2.Dr. Arsim Ejupi, doktor i shkencave gjeografike, asistent koordinatori i  projektit dhe matës, 3.Arh. Miomir Stojanovic, Enti për Mbrojtjen e Monumenteve në Nis, konsultant i projektit, 4.Nexhbedin Rashiti, librar, vozitës në  projekt, 5.Agim Kadriu,  i pa punë, vozitës, 6.Amir Hasani, arsimtar, hulumtues, 7.Faruk Hyseni, i papunë, hulumtues, 8.Mustafa Ahmedi, ekonomistë i diplomuar, evidentist, 9.Leart Hajrullahu, nxënës, fotografist, 10.Haki Sylejmani, punëtor biblioteke, vozitës,                                                                                                11.Fisnik Islami, jurist në ”Moravicë”, vozitës, 12.Festim Haliti, nxënës, fotografist,                                     

13.Dr. Jahi Murati, doktori shkencave të gjeografisë, hulumtues, 14.Hysamedin Ahmedi, elektroing., hulumtues dhe vozitës, 15.Isa Ajvazi, punëtor në “Moravicë”, hulumtues dhe vozitës,16.Bardh Mehmeti, nxënës, kameraman, 17.Kadri Salihu, vozitës,18.Shkumbin Ramadani, i pa punë, vozitës, 19.Bejtullah Osmani, prof. matematike, hulumtues, 20.Nazmi Kadriu, agronom, hulumtues, 21.Sadri Qazimi, mësues, hulumtues, 22.Fazli Fejzullahu, bujk, hulumtues, 23.Argetim Emini, nxënës, fotografist, 24.Isak Behluli, kontabilist, hulumtues, 25.Sami Agushi, profesor i gjeografisë, hulumtues, 26.Dr Vahid Murtezi, mjek, hulumtues, 27. Fikret Kadriu, zejtar, vozitës, 28. Ejup Kamberi, avokat,hulumtues vullnetar dhe 29.Pajtim Kadriu, student, vozitës.                                                                                                                                                                                                                                                    

Sipas Listës së Entit për Mbrojtjen e Monumenteve në Nish ekzistonin 136 vlera të Trashëgimisë kulturore të mbrojtura në komunën e Preshevës. Ndërsa Shoqata për Trashëgimi hartoi Listë prej 446 vlerave të Trashëgimisë, por gjatë realizimit të projektit identifikoi, mblodhi, evidentoi, regjistroi, fotografoi, mati, filmoi 382 vlera të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe ate, arkeologjike, arkitektonike, kisha, xhamija, nekropole, buste, objekte publike e tjerë.

Gjatë fazës së dytë që u realizua prej 1 janarit  deri më 15 janar 2013 u bë matja e pozitës gjeografike të 382 objekteve të Trashëgimisë kulturore e natyrore të 33 vendbanimeve të komunës së Preshevës.

Në fazën e tretë të realizimit të projektit që u zhvillua prej 15 janarit deri më 15 shkurt 2013 u bë fotografimi dhe filmimi i 382 vlerave të Trashëgimisë të komunës tonë. Kështu u bënë shumë fotografi dhe  orë të shiritit filmik.

Në fazën e katërtë të realizimit të projektit u hartuan 34 harta, 1.152 fotografi, 32 video inçizime, 32 skica dhe 12 grafikone  të vendbanimeve të Preshevës. Kjo fazë u zhvillua prej 15 janarit deri më 15 mars 2013.

Në fazën e pestë u bë digjitalizimi dhe skenimi i dokumentacionit dhe të dhënave nga hulumtimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Kjo fazë u realizue prej 15 deri më 31 mars 2013, kur edhe përfundoi realizimi i projekti. Në realitet firma ITPlus 01 nga Presheva e punoi dhe e dizajnoi ËEB SAJTIN të Shoqatës për Trashëgimi me këto rubrika: Ballina, Dokumente, Aktualitete, Arkiva dhe Kontakti, e cila mund të shfletohet duke e klikuar në Gougle : www.shttk.com

Në këtë Ëeb faqe, në rubrikën Dokumente mund të gjeni Konventat Europiane për Trashëgiminë, Ligjin për Trashëgiminë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, Statutin e Shoqatës e aktet të tjera.

Në rubrikën Aktualitete janë përfshirë të gjitha aktivitetet e Shoqatës prej themelimit, më 16 tetor 2010 deri më sot.

Në rubrikën Arkivi mund të gjeni Formularin 01 të Trashëgimisë me 26 pyetje dhe nënpyetje, ku janë përfshirë 382 vlera të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me shumë të dhëna duke filluar nga emërtimi i vlerës, koordinatet e pozitës gjeografike, hartat, skicat, grafikonet dhe shumë të dhëna të tjera. Në fund të secilës vlerë mund të japni sygjerime, propozime, kritika e tjerë.

 

 

 

KLIKONI DHE SHFLETONI ËEB SAJTIN E SHOQATËS: www.shtkk.com

 

 

Preshevë, më 30 qershor 2013

One Response

  1. Zekolli: Sigurisht që përballet edhe me probleme financiare. Ky problem mendoj se nuk është vetëm i joni megjithëse institutet tjera kanë edhe burime shtesë me të cilat mbulojnë shpenzimet e përditshme si edhe realizimin e detyrave të cilat dalin edhe si obligim statusor por edhe prej programit të punës. Mjetet të cilat ne i marrim prej buxhetit kurrsesi nuk i mbulojnë harxhimet për projektet të cilat ne i kemi paraparë për ti realizuar. Këto mjete mjaftojnë sa për të mbuluar në një përqindje mjaft të ulët shpenzimet elementare, ndërsa sa i përket mirëmbajtjes së objektit, furnizimit me mjete të punës etj. as që bëhet fjalë. Ne këtë vit në konkursin e Ministrisë së kulturës kemi konkurruar me tetë tituj të ri, me dy numra të revistës “Studime albanologjike” dhe një projekt ndërsa na kanë miratuar për të financuar vetëm dy libra, një numër të revistës dhe një projekt. Kjo më së miri tregon sa ministria është e gatshme të ndihmojë veprimtarinë botuese dhe projektet e Institutit. Megjithatë ne nuk jemi ndalë së punuari dhe nuk do të ndalemi edhe në të ardhmen. Instituti i trashëgimisë ka plot miq të cilët interesohen për punën tonë dhe të cilët po na ndihmojnë pa masë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch