Home » Lajme » SHOQATA PËR TRASHËGIMI PRITI STUDIUESIT NGA TIRANA

SHOQATA PËR TRASHËGIMI PRITI STUDIUESIT NGA TIRANA

Në lokalin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, kryetari i Shoqatës, Z.Xhemaledin Salihu me anëtarët e Këshillit drejtues priti një delegacion studiuesish nga Tirana në krye me Prof. Dr. Lisen Bashkurti nga Akademia

Ndërkombëtare Shqiptare në Tiranë, me bashkëpunëtorët, Prof Agustin Gjinaj dhe Dr.Fejzi Lila.

Në delegacion ishte prezent edhe Gazmend Arifi, autor i librit:Presheva, liria dhe dituria.

Me këtë rast u bisedua për veprimtarinë dhe aktivitetet e Shoqatës dhe tema të tjera kulturore.

Përfundimi i gjithë bisedës dhe takimit ishte se kultura krijon hapësira lirie, komunikimi më të përzemërta dhe lidh individë e popuj.

Kryetari i Shoqatës, studiuesve nga Tirana i dhuroi libra, botim të Shoqatës.

Takimi ishte një kënaqësi e veçantë për të dy palët dhe në atmosferë miqësie kaloi i gjithë takimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch