Home » Lajme, Vendore » Shoqata “VATRA” fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në marshin protestues për Kosovën Lindore

Shoqata “VATRA” fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në marshin protestues për Kosovën Lindore

Deklaratat kërcënuese me urrejtje të paparë kundër shqiptarëve  dhe krijimi i psikozës frikësuese për t’u larguar nga trojet e veta, për të hequr dorë nga lufta çlirimtare, për të hequr dorë nga kujtimi  edhe i dëshmorëve, për të rrënuar lapidarët e tyre,  ka bërë që shqiptarët jo vetëm në Kosovën Lindore, por kudo që janë, të ngritin zërin dhe të dalin në mbrojtje të lirisë, gjakut të derdhur të bijve e bijave më të mira e të tokave etnike shqiptare.

Përveç deklarimeve, takimeve, mbledhjeve, rezolutave, sensibilizimit të situatës të faktori ndërkombëtar e vendor me kërkesa e dokumente tjera, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) këto ditë, në diasporë e gjetiu kanë filluar të organizohen edhe protesta me porosi të qartë se shqiptarët janë të gatshëm që të japin gjithçka për  të mbrojtur nderin, lirinë dhe tokat shqiptare.

Në vazhdën e kësaj, edhe studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” kanë bërë thirrje, që  të mërkurën më, 16 janar në ora 12:00, në Prishtinë, të marshojnë paqësisht në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit  dhe Medvegjës.

Shoqata “Vatra” me seli në Gjilan, duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në Kosovën Lindore dhe duke pas parasysh se shqiptarët atje janë  duke iu ekspozuar një terrori të paparë  me tentim edhe të rrënimit të lapidarit të ngritur për nder të gjakut të derdhur të dëshmorëve për liri, përkrahë iniciativën e studentëve Universitetit “Hasan Prishtina” dhe do të jetë pjesëmarrëse e këtij marshi duke  ftuar të gjithë anëtarët e saj, qytetarët e ndjekur nga Kosova Lindore dhe të gjithë të tjerët, që të marrin pjesë në këtë marsh protestues më, 16 janar 2012.

Gjilan, 14. 01. 2012

Shoqata “Vatra”

Sektori për Informim

                                                                                          ____  _________

Kushtrim Kadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch