Home » Lajme, Vendore » Shoqata ”Vatra” ka zhvilluar një takim pune me Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shoqata ”Vatra” ka zhvilluar një takim pune me Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

                                                            Nj o f t i m

Sot, më 18. 8. 2012 shoqata ”Vatra” në vazhdimësinë e takimeve të shumta që ka bërë me institucione, subjekte politike, liderë, organizata, shoqata e individë nga Kosova, Kosova Lindore e më gjerë, ka zhvilluar një takim pune me Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Grupin e kryesisë së “Vatrës”, të udhëhequr nga kryetari Sejdulla Kadriu, e priti kryetari i OVLUÇK-së Muharrem Xhemajli me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim, që ishte edhe një takim miqësor, u bisedua për shumë çështje aktuale nga fusha të ndryshme të jetës, por theksi i veçantë ishte; bisedimet e ardhshme (eventuale) Kosovë-Serbi dhe domosdoshmëria e përfshirjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore në këto bisedime.

Gjithashtu u tha se është momenti i fundit që Preshevës, Bujanocit e Medvegjës t’i rikthehet drejtësia historike, gjeografike, kulturore e kombëtare.
Vullnetin e popujve për deklarim të lirë deri në shkëputje e garantojnë edhe Konventat Ndërkombëtare. Zaten, deklarimin për bashkëngjitje me Kosovën, populli shqiptar i tri komunave: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e ka bërë, më 1 e 2 mars 1992, që është konform këtyre konventave për vetëvendosje të popujve.
Për të gjitha këto çështje, e posaçërisht për përfshirjen e Kosovës Lindore në bisedimet e ardhshme, (të mundshme), Kosovë-Serbi, OVLUÇK-së dhe kryetari i saj Muharrem Xhemajli u deklarua bindshëm se do të përkrahë çdo iniciativë të tillë dhe, në të gjitha takimet që do të ketë me institucionet vendore e ndërkombëtare do të kërkojë të futet në agjendë të bisedimeve çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të këtij rajoni.
Në fund ata shprehën shqetësimin për mundësinë e përkeqësimit të situatës,nëse nuk zgjidhet edhe çështja shiptare e Kosovës Lindore.

Gjilan, 18. 8. 2012

One Response

  1. Renata thotë:

    Kishte qeneb mireb qeb edhe debati mes Dr. Zakir Naik dhe Ruknudin Henry Pio teb pebrkthehet neb gjuhebn sqphie. Poashtu edhe ndonjeb debat i Ahmed Didatit ebshteb mireb teb pebrkthehet neb gjuhebn sqphie.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch