Home » Lajme, Vendore » Shoqata “Vatra” – Komunikatë

Shoqata “Vatra” – Komunikatë

Komunikatë

Në prag të shënimit të 8 Vjetorit të themelimit të shoqatës “Vatra”, sot më 02.07.2013, është mbajtur takimi i përjavshëm i kryesisë së Shoqatës.
Kjo mbledhje e udhëhequr nga ana e kryetarit të “Vatrës” z. Sejdulla Kadriu, në të cilin takim është bërë analizimi i të bëmave që kreu “Vatra” nga korriku i kaluar e deri tani, si dhe u diskutua për hapat që do të ndërmarr Shoqata në të ardhmen, pas 8 viteve funksionimi të sajë.
Kryetari, fillimisht falnderoi anëtaret e tri kryesive, atë Qendrore, të Forumit Rinor dhe të Forumit të Gruas për përkushtim që kanë treguar në kryerjen e detyrave që ndau kryesia.
Si të arritura për ketë periudhë viti nga Kryesia dhe Kryetari u konsiderua lobimi që iu bë çështjes se pa zgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore nga ana e “Vatrës” gjatë takimeve me të gjitha Partitë Parlamentare të Kosovës, që u bë nga korriku i viti të kaluar e gjeri në tetor të po ati viti.
Pastaj u çmua lartë efikasiteti i kryesive të “Vatrës” duke përfshirë edhe ato të Forumit Rinor dhe të Gruas në protestat e shumta dhe reagimet e ndryshme që u bënë për të kundërshtuar largimin e Lapidarit të UÇPMB-së që u bë nga forcat Serbe në Preshevë.
Aktivitetet humanitare të Forumit Rinor që organizuan të rinjtë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, debate me qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore duke shtjelluar mundësitë e kalimit të problemeve që kanë këta qytarë etj.
Kurse si e arritur me rëndësi të veqant e punës së “Vatrës” për këtë periudhë u konsiderua kalimi i rezolutës, si nismë, por edhe e propozuar nga Shoqata, në Kuvendin e Kosovës.
Kryesia e “Vatrës” falënderon gjithë anëtarët e tri kryesive dhe aktivistët për kryejen e obligimeve dhe marrjen e detyrave me përgjegjësi, që dolën të jenë jo pa rëndësi.
Kryesia gjithashtu, falënderon mediat e shkruara dhe elektronike për pasqyrimin e drejtë dhe real të aktiviteteve të Shoqatës.
Kryesia i uron gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve te “Vatrës” 8 (tetë) vjetorin e formimit, dhe zotohet se do të vazhdojë të gjendet aty ku e kërkojnë qytetarët, e në ndihmë të tyre, madje do të përpiqet që gjithherë të jetë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të qytetarëve.

Gjilan, më 02.07.2013 Zyra për informim “Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch