Home » Lajme, Vendore » Shoqata “Vatra” – Reagim për Rezolutën

Shoqata “Vatra” – Reagim për Rezolutën

Reagim

Pritje, pritje në Kosovën Lindore! Sy e veshë ishin kthyer kah Perëndimi! Kah Kosova, që i kishin dhuruar gjithcka! Edhe bukën, edhe gjakun! Edhe hidhërimin ,edhe gëzimin! Gjithcka, ama bash të gjitha! Dhe nuk gabuan! Nuk gabuan, sepse vëllezër  jemi! Kosova mbërriti atë që të gjithë kemi dëshiruar dhe ndihmuar. Më 31.05.2013 Kosova Lindore kërkoi ndihmë nga Vëllai, por kot. Kërkoi që t`ia zgjaste dorën, dhe të përpiqet ta nxjerr nga këtu ku është, por nuk e bëri zemrën guri që ta ndihmoje. E la për më vonë! Edhe po të ndodhë pas ndoj dite, efekti nuk është i njëjtë, nganjëherë rëndësi ka momenti kur ndodh një ngjarje e rëndësisë së veqant. Kushte njëri, edhe më shumë kushte tjetri! Kuptohet, vëllai- vëllait, për vëllain! Sinqerisht qfarë jemi ne? Kur ne  merreshim me qështje më të vogla, akuzoheshim nga disa për mospunë! Ndërsa tani kur kemi filluar të merremi me punë më serioze, përsëri gjenden njerëz që na akuzojnë. Pse me atë, pse me këtë? Pse s`më pyete mua? Pse nuk e pyete atë?Kë duhet të pyesim ne? Jemi konsulltuar me të gjitha partitë relevante. Në fund Kryesia e Shoqatës ka vendosur. Eshtë fjala për Sh. ,,Vatra”. Ne kemi qenë shumë të sigurt se Rezoluta do të kalojë pa kurfarë pengese, por kishim gabuar, sepse jo që nuk kaloi, por kemi vlerësuar se janë tallur me atë pjesë të trojeve etnike dhe me atë popull të shumëvuajtur. Ndryshe, si mund të arsyetohet fakti se nuk paska kuorum?! Deputetët shqiptarë, me ndërhyrje të vogla të gjithë ishin të pajtimit që këto kërkesa të kalojnë, madje kishte të atillë kur thonin se, jemi vonuar, por në fund…

Shoqata ,,VATRA” u kërkon falje të gjithëve, që kanë bërë sadopak mund për të ardhur gjeri këtu!  Ndërsa më vonë, shpresojmë se deputetët do të gjejnë forcë dhe t`i tejkalojnë  të gjitha, dhe të votojnë pro rezolutës, apo rekomandime, sido që të quhet!?

 

02.06.2013                                                                                            Zyra për Informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch