Home » Lajme, Vendore » Shoqata “Vatra”: Reagim

Shoqata “Vatra”: Reagim

Reagim

 

Drejtues të Shoqatës “Vatra”,veprimtarë të kahershëm të Kosovës Lindore, ish-Ushtarë e Ushtarakë, gjatë një takimi të përbashkët shqyrtuan gjendjen e krijuar në Kosovën Lindore, për të cilën shprehën shqetësim dhe indinjatë për heqjen e pllakatës përkujtimore në mënyrë vandale e tinzare nga aparati shtetëror serb.

 

Në situatën e krijuar kërkojmë të reagohet me gjakftohtësi dhe maturi, duke u konsultuar i gjithë spektri politikë dhe struktuart tjera, për hapat e mëtutjeshëm.

Serbia me këtë rast tregoi fytyrën e saj të vërtetë, duke përdorur stuhinë e albanofobisë por ne nuk do të duhej të përgjigjemi me të njejtën violencë, ndaj ftojmë (kërkojmë) nga partitë politike në Kosovën Lindore dhe strukturat tjera të organizuara të ndryshojnë kursin politik ndaj Serbisë, sepse është momenti i fundit të bëjmë më shumë se që është bërë gjerë më tani, ngase Serbia kishte rastin  të sillet në mënyrë demokratike dhe të ndryshoj kursin politik ndaj shqiptarëve, sepse shqiptarët kishin një vullnet të tillë.

 

Shpresojmë se faktori ndërkombëtarë do të përdorë ndikimin e tij dhe nuk do të shpërblen gjithnjë të fortin për të mos lejuar eskalimin e situatës, nga e cila nuk do të përfitonte askush.

 

20.01.2013

Zyra për informim e “Vatrës”

2 Responses

  1. LULZIM IBISHI thotë:

    TURPI RA MBI GJITH NE PRESHEVARET E JU VATRA KOT E KENI EDHE LEHT E KENI TE FLISNI NEPER KOLLTUQE DHE ODA O TE MJER LENI ATO SENE SE NA SHKUT NE NERVA SEN PREJ JUVE SKA BASH SEN JU ESHTE MIR TE KTHEHENI NE VENDIN TUAJ JO NEPER QOSHE TE FLISNI LEHT QYQAR

  2. rexhep thotë:

    Mos kritikoni nga diaspora ( Kosova ), ejani në vendlindje nëse jeni burra…
    selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch