Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHOQATAT SHQIPTARE ME VEPRIMTARI NË SHBA, ME ORIGJINË NGA SHTETI I SOTËM I MALIT TË ZI, REAGIM RRETH ZGJEDHJEVE NË ULQIN

SHOQATAT SHQIPTARE ME VEPRIMTARI NË SHBA, ME ORIGJINË NGA SHTETI I SOTËM I MALIT TË ZI, REAGIM RRETH ZGJEDHJEVE NË ULQIN

Ka kohë që në krijesën e njohur si Mali i Zi ka ngadhënjyer pseudodemokracia në stilin malazias. Kjo “demokraci” tash 23 vite vazhdon me avazin e vjetër ku nën perden e demokracisë përdorin dhe adaptojnë metoda perfide të çrrenjosjes dhe dëbimit të shqiptarëve etnik nga trevat e tyre autoktone.

Shteti malazias ka mëse 23 vite që në vendbanimet shqiptare, aty ku jetojnë në shekuj banorët autoktonë, shqiptarët etnik, nuk ka kryer asnjë cent investime. Kjo me siguri është dhuratë për lojalitetin që shqiptarët treguan me votën e tyre për pavarësimin e kësaj pseudo-demokracie(!)

Po le t’i shikojmë rradhazi të “arriturat” dhe të bërat e shtetit në interes të shqiptarëve: Suprimimi në mënyrë arbitrare i “Të Mirave Bregdetare” në Ulqin. Mos dhënia e komunës së Tuzit. Sjellja e kolonëve të përkatësisë boshnjake në Tuz, më qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në dam të shqiptarëve. Arrestimin e malësorëve me opercione të inskenuara policore.Në Plavë-Guci. tentojnë për të ndërtuar hidrocentral në Vuthaj. Krijojnë “Park Nacional” në prona të shqiptarëve dhe në territorin e tyre punësojnë punëtorë nga Podgorica (kur dihet për nivelin e lartë të papunësisë tek shqiptarët). Krijojnë deponi rajonale në fshatin etnikisht shqiptar të Martinajve. Tentojnë të ndërtojnë kishë serbe me përkrahjen e Policisë së Shtetit në prona private të shqiptarit në Martinaj. Kulminacioni
arrihet me moslejimin e përdorimit të simboleve kombëtare. Këto janë vetëm disa aspekte të cënimit të të drejtave elementare të shqiptarëve nën Mal të Zi nga
aparati shtetëror malazias.

Shteti i Malit Të Zi me axhendë të integrimeve në Unionin Europian nuk duhet lejuar që të hyjnë në familjen e Botës Perëndimore duke shkelur dhe nëperkëmbur të drejtat elementare të shqiptarëve që përbëjnë 7 për qind të popullsisë të Malit Të Zi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch