Home » Lajme, Vendore » Shoqata”Vatra”: Urim për Pavarësi

Shoqata”Vatra”: Urim për Pavarësi

Në emër të shoqatës “Vatra” i urojmë gjithë shqiptarëve kudo që gjenden, pesë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,

festë e cila paraqet realizimin e pjesshëm të ëndrrës sonë kombëtare e po ashtu ndërtimin e udhës sonë të gjatë e të mundimshme për liri.
Së fundi edhe përfundimi i procesit të pavarësisë së mbikëqyrur në shtator të vitit 2012 ka treguar konkretisht përparimin e Kosovës prej kohës së shpalljes së pavarësisë së saj, prandaj shfrytëzojmë rastin që ti bëjmë thirrje institucioneve relevante të Republikës së Kosovës që t’ i shtojnë përpjekjet e tyre për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve gjithëandej të mbetur jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë, e në veçanti të Kosovës Lindore e cila ndodhet në gjendje të rendë.

Krejt në fund edhe një herë gëzuar festa, shqiptarë kudo që jeni !

 

Zyra për informim

 16.02.2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch