Home » Lajme, Opinione » Shoqëria civile të jetë pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës

Shoqëria civile të jetë pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore

 

Këto ditë vere është aktualizuar Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe pë rte është diskutuar në dy takime në Preshevë dhe Bujanoc.

Në Preshevë, takimi u mbajt në lokalet e Partisë Demokratike Shqiptare, ku morën pjesë edhe Partia për Veprim Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës e ndonjë tjetër nga partitë opozitare të Preshevës dhe nuk jam i inofrmuar a mori pjesë edhe shoqëria civili, në realitet ndonjë përfaqsues i organizatave joqeveritare, edhepse dorën në zemër kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore ishte i ftuar në këtë takim dhe në takimin e Bujanocit, por për shkak të angazhimeve lidhur Konferencën shkencore më 6 e 7 korrik nuk mundi të jetë prezent në këto takime.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë është themeluar më 2006 dhe që nga atëherë nuk funkcionoi si dhe saduhet. Pra, nuk u zgjodh Kryesia e Kuvendit dhe kryetari i tij, i cili do te udhëhiqte më Kuvendin me mandate.

Lajmet e portaleve lokale, në fillim nuk informuan se edhe Alternativa për Ndryshim ishte pjesë e takimit në Preshevë, por pastaj paralajmëruan se mund të jenë pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë, sëbashku me LR-PDSH-në.

Kuvendi I Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës duhet të themelohet me Kryesi dhe kryetar të tij, I cili duhet të ketë kompetenca për çështje dhe problem madhore të Luginës së Preshevës, në vazhdën e bisedimeve shqiptare-serbe.

Më 2 qershor 2018, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, në organizim të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore dhe OJQ Kërko të Drejtën Tënde u mbajt një debat me Organizatat Joqeveritare të komunës së Preshevës, me temë:   :”Roli dhe rëndësia e organizatave joqeveritare në komunën e Preshevës”

Prezenca e numrit të madh të përfaqsuesve të Organizatave Joqeveritare bëri që Debati të jetë I pasur dhe i thukët.

Kështu, pas Debatit u formua grupi punues në hartimin e Konkluzave të Debatit.

Grupi hartoi disa konkluza që dolën nga Debati dhe në mesin e tyre ishte edhe:

 

Shoqëria civile, sektori civil apo organizatat joqeveritare kërkojnë të drejtën e saj që të jenë pjesë e organeve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me seli në Bujanoc dhe pjesë e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë. 

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch