Home » Sport » Shpallen fituesit e ligës komunale në Ping-pong

Shpallen fituesit e ligës komunale në Ping-pong

Ka përfunduar sezoni pranveror i garave të ligës komunale në Ping –pong. Edhe pse në sezoni  vjeshtorë numri i garuesve ka qenë më i madh , këtë edicion ai dukshëm u reduktua.

Këtë shqetësim e ka shprehë edhe sekretari i OKF-së Armend Ibrahimi. Megjithatë ai është nda i kënaqur sa i përket garuesve të këtij sezoni. Sipas tij 12 garues kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe gara ka qenë individuale me sistem pikësh.

Sekretari i OKF-së është optimistë se kjo garë vitin e ardhshëm do të jetë më atraktive , pasi garuesit do të kenë një trajtim më specifik në mënyrë që edh ky sport të jetë pjesë e garave tona tradicionale.

Pas mbarimit  të xhirove fitues i  edicionit 2011/2012 në ligën komunale në ping – pong është Bashkim Fazliu, ndërsa në vendn i e dytë u radhit  Avni Halimi  dhe në të tretin Arsim Bektashi.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch