Home » Lajme » SHPALLEN ZGJEDHJET NË SERBI – VOTOHET MË 6 MAJ 2012 EDHE NË KOSOVË

SHPALLEN ZGJEDHJET NË SERBI – VOTOHET MË 6 MAJ 2012 EDHE NË KOSOVË

Zgjedhjet lokale dhe parlamantare të shpallura nga zyrtarët e Serbisë do të mbahen më 6 maj 2012 edhe në Kosovë. Siç njoftojnë mediat serbe bashkë me këto zgjedhje do te mbahen edhe zgjedhjet presidenciale.
Bashkimi Evropian nuk është shprehur të martën zyrtarisht rreth vendimit të Serbisë që në zgjedhjet që i organizon ajo më 6 maj të këtij viti të përfshihet edhe territori i Kosovës, por jozyrtarisht e kanë quajtur një mundësi të tillë si gjë që është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Serbisë.

“Ne kemi marrë në dijeni thirrjen, e cila është bërë sot për të mbajtur zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale në Serbi më 6 maj. Kjo do të jetë një mundësi për qytetarët e Serbisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të vendosin për të ardhmen e shtetit të tyre. Ne nënvizojmë se thirrja e zgjedhjeve në Kosovë nuk është në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Serbisë, më saktësisht me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian në Bruksel, i lutur të komentojë vendimin e autoriteteve të Serbisë që të thërrasë zgjedhje edhe në territorin e Kosovës.

Ndërkaq si qëndron aktiviteti i subjekteve politike në Luginën e Presheves për këto zgjedhje pritet te shohim diteve ne vijim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch