Home » Lajme, Vendore » Shpallin fitoren PD dhe PDSH

Shpallin fitoren PD dhe PDSH

Zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit në mesin e katër partive shqiptare, sipas rezultateve jozyrtare, i ka fituar Partia Demokratike e Nagip Arifit.

Sipas të dhënave që i kanë mbledhur gazetarët e portalit informativ Titulli, pas mbylljes së vendvotimeve në venbanimet ku kanë votuar shqiptarët, rezulton se Partia Demokratike ka 4563 vota, Partia për Veprim Demokratik 3490, Lëvizja e Progresit Demokratik 2340 dhe Unioni Demokratik Shqiptare 765.

Rezultati mund të ndryshojë me pak vota pas numërimit të disa votave të panumëruara nga venbanimet shqiptare.

Me këtë rast kryetari i Partisë Demokratike para simpatizantëve të tij ka shpallë fitoren, mirëpo sic ka thënë ai edhe pse kjo është për të festuar duhet të jemi të përmbajtur pasi që vllezërit tanë po mbahen padrejtësishtë në burgjet e Serbisë.

“Ne nuk do ta festojmë sot këtë fitore, do ti nderojmë vëllezërit tanë dhe familjet e tyre të cilët e ndiejn këtë gëzim, pasi një numër i madh ka dalë në votime”, tha Arifi, i cili shtoi se pikë së pari kanë fituar shqiptarët dhe më pas Partia Demokratike.

Rezultatet preliminare të votimit të 6 majit do ti japë gjatë ditës së nesërme Komisioni Komunal Zgjedhor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch