Home » Lajme » Shpati & Ermali, plas xhelozia mes dy shokëve të dikurshëm

Shpati & Ermali, plas xhelozia mes dy shokëve të dikurshëm

Shpesh kemi folur për zënka dhe miqësi të reja që po krijohen mes artistësh, disa nga interesi e disa nga vetë miqësia.

Protagonistë këtë herë janë dy këngëtarët e mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe Shpat Kasapi, të cilët një kohë ishin të pandashëm dhe shumë miq. Dikur bënin shumë koncerte bashkë dhe gjithmonë paraqiteshin nëpër programe televizive duke komplimentuar njëri-tjetrin, kurse tani, prej disa muajsh nuk duan të dëgjojnë emrin e njëri-tjetrit, duke u konsideruar rivalë. Këtë fakt nuk do e kishim mësuar sikur të mos kishim biseduar me disa persona që i njohin të dy këngëtarët.
Gjatë një bisede të realizuar me disa miq të tyre të cilët dëshironin të mbesin anonimë,  treguan se mes Shpatit dhe Ermalit kanë ndodhur gjëra jo të mira. Ata të dy nuk duan të shohin njëri-tjetrin e lëre më të flasin. Në fillimet e karrierës së tyre, sherri lindi nga disa femra (fanse), gjë që ka bërë që Ermali dhe Shpati të urrehen, ndërsa tani mësojmë se nuk duan të shihen me sy dhe në rast se organizatorët e koncerteve ftojnë nëpër koncerte një numër të madh këngëtarësh, ata pyesin fillimisht nëse është i ftuar edhe (ai) që s’duan ta takojnë kurrsesi. Ata tashmë kanë filluar një jetë shumë më ndryshe, njëri ka krijuar familje dhe është bërë baba për herë të dytë, kurse tjetri ka një lidhje stabël dhe është i fejuar. Deri kur do të vazhdojë kjo luftë e ftohtë mes këtyre dy këngëtarëve që dikur ishin miq të ngushtë, pritet të shihet. Ndoshta në ndonjë emision televiziv kur do t’i shohim së bashku do të kuptojmë se lufta mes tyre ka përfunduar, e arsyet e kësaj urrejtje do t’i tregojnë vetë këngëtarët në ndonjë nga intervistat e radhës.

There are so many proceed this url more stories to choose from

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch