Home » Sport » Shpërthen Shaqiri: Duka duhet të gjykohet, pasi na kërkoi para

Shpërthen Shaqiri: Duka duhet të gjykohet, pasi na kërkoi para

Xherdan Shaqiri më në fund ka zbuluar të vërtetën se pse ai nuk është pjesë e kombëtares Shqiptare.

Kryetari i Federatës Shqiptare Armad Duka, lansoi një sërë akuzash ndaj Xherdan Shaqirit dhe katër  futbollistëve tjerë kosovarë që luajnë për Zvivrën, pikërisht disa ditë para se të zhvillohet ndeshja në mes Zvicrës dhe Shqipërisë, duke i quajtur edhe tradhëtar, kështu që Shaqiri u tregua i pa përmbajtshëm dhe ai tani akuzon drejtpërdrejt Armand Dukën.

“Unë nuk jam tradhtar vetëm se jam duke luajtur për Zvicrën “, ishin fjalët e Shaqirit.

Pas përfundimit të ndeshjes që Zvicra e zhvilloj kunër Shqipërisë, i pyetur nga gazetarët e huaj se a do të kishte dëshiruar që të ishte pjesë e kombëtares Shiptare edhe pas disfatës, ai ka thënë:

“Me gjithë dëshirë. Po të mos ishte Armand Duka kryetar, unë sot isha pjesë e Kombëtare. Edhe pse nuk më është ofruar asnjëherë një ofertë nga Shqipëria, ne përsëri kërkuam që të jemi pjesë e Kombëtares Kuq e Zi, dhe kur ne aplikuam për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare, Armand Duka na kërkoi nga 15000 euro për të qenë pjesë e tyre”.

“Unë jam dhe do të vdes Shqiptar”, ka përfunduar ai.

Ai ka thënë se kundër Armad Dukës duhet të ngritet padi gjygjësore, pasi që një veprim i tillë nuk duhet lejuar nga Shteti Shqiptar.

Ndërkaq edhe Granit Xhaka përmes Twitter ka thënë se: “Historinë time me kombëtaren Kuqezi veç Armand Duka e di mas së miri”, duke lënë kështu hapësirë për dyshime.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch