Home » Lajme, Vendore » SHPGS (NUNS ) dënon fyerjet e Galip Beqirit ndaj kryeredaktorit të RTV Presheva Hasan Hasani

SHPGS (NUNS ) dënon fyerjet e Galip Beqirit ndaj kryeredaktorit të RTV Presheva Hasan Hasani

RTP LOGOShoqatat e pavarur e gazetarëve të Serbisë për mes një reagimi ka dënuar

ashpër sjelljen e ish kryetarit të KKSH Galip Beqiri , kundrejt kryeredaktorit të RTV Presheva Hasan Hasani. Shoqatat e pavarur e gazetarëve të Serbisë kërkon nga Beqiri që zyrtarisht të distancohet nga fyerjet të cilat ai I ka drejtuar në emër të kryeredaktorit Hasani , dhe me këtë rast të dëshmojë  që gjithë gazetarëve I garantohet liria dhe kushte të barabarta për punë.

 

Shoqatat e pavarur e gazetarëve të Serbisë NUNS dënon ashpër sjelljen e ish kryetarit të KKSH Galip Beqiri , kundrejt kryeredaktorit të RTV Presheva Hasan Hasani.

Shoqatat e pavarur e gazetarëve të Serbisë kërkon nga Beqiri që zyrtarisht të distancohet nga fyerjet të cilat ai I ka drejtuar në emër të kryeredaktorit Hasan Hasani , dhe me këtë rast të dëshmojë  që gjithë gazetarëve I garantohet liria dhe kushte të barabarta për punë.

Kolegu Hasan Hasani , ka njoftuar shoqatën e pavarur të gazetarëve të Serbisë , për incidentin e rëndë i cili ka ndodhur dje pasdite në zyret e këshillit nacional të shqiptarëve në Bujanoc , gjatë pranim dorëzimit të detyrës në mes ish kryetarit dhe kryetari të rinj të këtij institucioni.

Ish kryetari Gali Beqiri ka thënë një sërë fyerjesh  në emër kryeredaktorit Hasan Hasani , edhe atë me zë të lartë , ku fyerjet janë dëgjuar lartë edhe nga gazetarët të cilët po  prisnin për konfercë .

Pak më vonë , në pyetjen e gazetarit është kërkuar sqarim pse është fyer kryeredaktori Hasani , Beqiri fillimisht ka demantuar se ka bërë fyerje , ndërsa pas vërejtjes se ka fakte , ai i është drejtuar ‘’ MOS JENI SPIUN ‘’ . Gazetari i ka thënë se kjo është detyrë dhe e bëjnë punë e tyre thuhet në reagimin e Shoqatat e pavarur e gazetarëve të Serbisë.

——————————————-

UGLP – sulmi Beqirit paraqet një shembull të keq të qasjes së politikanëve ndaj gazetarëve

 

Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës ka dënuar ashpër sulmin e ish kryetarit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirit, ndaj gazetarit dhe kryeredaktorit të Televizionit të Presheva, Hasan Hasanit. UGLP ka vlerësuar  se rasti i këtillë cenon rëndë informimin dhe shprehjen e lirë të gazetarëve në Luginën e Preshevës, si dhe paraqet një shembull të keq të qasjes së politikanëve ndaj gazetarëve.

 

 

 

Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës (UGLP) dënon ashpër sulmin verbal të ish kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirit, ndaj gazetarit dhe kryeredaktorit të Televizionit të Preshevës, Hasan Hasanit.

UGLP vlerëson se rasti i këtillë cenon rëndë informimin dhe shprehjen e lirë të gazetarëve në Luginën e Preshevës, si dhe paraqet një shembull të keq të qasjes së politikanëve ndaj gazetarëve.

UGLP kërkon që të ndërpriten sulmet verbale, kërcënimet, presionet dhe të gjithë format e shantazheve politike ndaj gazetarëve. Kjo dukuri shqetësuese duhet të ndalet urgjentisht në mënyrë që gazetarët në Luginë të mos pengohen në ushtrimin e profesionit të tyre si në gjithë shtetet demokratike.

UGLP inkurajon gazetarët vendorë që punën e tyre ta kryejnë në mënyrë profesionale e objektive, e të mos ndikohen nga politikat ditore.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch