Home » Opinione » SHPIFJE PËR TA PRISHUR IMAZHIN E TËRNOCIT

SHPIFJE PËR TA PRISHUR IMAZHIN E TËRNOCIT

Afera e “Blic”-it

 

SHPIFJE PËR TA PRISHUR IMAZHIN E TËRNOCIT

 

Nga Tërnoci PRESS

 

Gazeta me tirazh më të madh në Serbi “Blic”, këtyre ditëve, ka ndotur opinionin me gënjeshtrat më të poshtra kundër Tërnocit, duke e quajtuar atë me të padrejtë “vendbanim ku depërton çdo ditë nga një ton e gjysmë drogë dhe aty ku nuk depërton çizmja e xhandarit”.

Këto shpifje ordinere të “Blic”-it dhe gazetarit të saj, i cili e njeh mirë Tërnocin, kanë ngjallur iritime dhe reagiome të ashpra, jo vetëm nga banorët tërnocas, por edhe nga strukturat shoqërore politike deri në rang peticioni dhe proteste paqësore.

Këtyre reagimeve i u janë bashkuar edhe kolegët shqiptarë të gazetarit të “Blic”-it, i cili me informata të rreme dhe tendencioze, kanë njollosur vendbanimin më të madh shqiptarë jo vetëm në Luginë, por edhe në Serbi.

Kjo aferë e “Blic”-it, nuk është më pak e urryer se sa shkrimet e mëhershme të gazetave shtetërore si “Politika”, “Vçernje Novosti”, pastaj ato të pavarura si “Kurir” etj, që Tërnocit e paraqesin si një vend ku lulëzon kontrabanda me armë, drogë e qenie njerëzore.

Të gjitha këto shkrime të shtypit të verdhë si “Blic”-i, kanë për qëllim ta prishin imazhin e Tërnocit, duke krijuar një fotografi të keqe për një vendbanim, i cili dallohet për bujari e mikëpritje.

Poashtu, shkrimet e tilla kanë për qëllim krijimin e një klime të mosbesimit e të urrejtjes ndaj Tërnocit, për të përligjur aksionet e policisë e xhandarmërisë, kinse për të kërkuar drogë e armë në emër të aksionit anti-krim.

Ky shkrim i “Blic”-it, na kujton shkrimet e mëhershme, që nga koha e bombardimeve e këndej, duke e nxjerr Tërnocin në opinion publik serb si një vend i lulëzimit të shfercit, kontrabandës me armë e drogë, vend ku sic thuhej nëpër këto gazeta proqeveritare: “Në Tërnoc pihet çaj me drogë” e slogane të tjera tendencioze, qëllimkëqija dhe anticivilizuese.

Po, Tërnoci nuk i duron këto kualifikime të tilla, të cilat do t’i denoncoj me fakte, duke i nxjerrë para drejtësisë jo vetëm gazetarin e “Blic”-it, por gjithë ata që me informata të rreme i ushqejnë mediumet në rajon.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch