Home » Lajme » Shqipëri-Francë, përgatitjet e fundit në “Qemal Stafa”

Shqipëri-Francë, përgatitjet e fundit në “Qemal Stafa”

 Gjithçka gati për superndeshjen e mbrëmjes së sotme për aventurën kualifikuese të Euro 2012-s.

Edhe paraditen e sotme përfaqësuesja franceze ka zgjedhur kodrat e liqenit për të shëtitur. Pas tyre janë afruar edhe një pjesë nga rreth 200 tifozët francezë që kanë mbërritur në Tiranë për ndeshjen.

Ndërkohë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, si kurrë ndonjëherë ka pasur një mësymje të televizioneve franceze dhe një parapërgatitje që nuk është parë ndonjëherë.

Gjithçka po përgatitet në mënyrë të denjë për një eliminatore me një skuadër kaq të madhe si Franca, një përfaqësuese ish-kampione e botës që përballet me një vend si Shqipëria e cila renditet rreth vendit të 50-të në klasifikimin e FIFA-s.

Kompanitë ndërkombëtare të

Kombëtarja
Bastet, Franca favorite
FSHF: Do të ndeshemi si të barabartë me Francën
Blank: Shqipëria i ka shanset

basteve favorizojnë Francën për sfidën e sotme përballë Shqipërisë. Triumfi i francezëvetë drejtuar nga Laurent Blanc është kuotuar 1.37 ndërsa barazimi me4.5. Ndërkohë fitorja e kuqezinjve të Kuzhes shihet si i pamundur dhekjo tregohet qartë në kuotimin e lartë. 8.75 është koeficienti isuksesit të tanëve në Tiranë.

Gjelat janë në krye të grupit tonë me tetë pikë ndërsa Shqipëria qëndron prapa në klasifikim me 8 pikë, por që gjithsesi me mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë në “Qemal Stafa” gjithçka mund të ndodhë, por rezultati i këtij takimi e fati i këtyre eliminatoreve për përfaqësuesen tonë vendosen sot në mbrëmje, në orën 21:00.

FSHF: Do te ndeshemi si te barabarte

Federata Shqiptare e Futbollit pak orë para ndeshjes së madhe Shqipëri-Francë deklaron se skuadra është e përgatitur për takimin, ndërsa shpreson për lojë të bukur dhe për rezultat pozitiv.

“Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.

Ndërkohënjë ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, theksoi se ekipi i tij do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Europë,  por deklaron se kjo nuk e ndalon atë dhe të gjithë skuadrën kuqezi të mendojnë për një rezultat pozitiv.

“Nuk mund të pretendojmë që ndaj Francës të kemi një dominim të lojës dhe presim që ata të mbajnë topin më shumë se ne. Por kjo nuk do të

Kombëtarja
Sonte Shqipëri-Francë
Bastet, Franca favorite
Blank: Shqipëria i ka shanset

thotë që ne vetëm do të mbrohemi, ne do të mundohemi ta kapim në kundërsulm. Vendosja e Currit në mesfushë është një frymëmarrje për ne, pasi ai është agresiv, mund të futet në duel dhe mund të rrezikojë në zonën kundërshtare me topat e lartë. Kjo zgjedhje është edhe për shkak të formës së mirë që po kalon Teli”, shprehet Kuzhe.

Ndërsa trajneri i Francës Loren Blank, në konferencën që ka dhënë për mediat shqiptare u shpreh se ekipi shqiptar i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar.

Megjithë këtë respekt, sigurisht që objektivi i tyrepër këtë ndeshje janë tre pikët që do t’i japin mundësinë për të vazhduar qëndrimin në krye të grupit.

“Përgatitjet tona janë gjithmonë për fitore, jo vetëm me Shqipërinë por me këdo. Kjo është gjëja më e thjeshtë për të thënë paraprakisht. Edhe barazimi është pjesëe ndeshjes. Ka takime që barazimi konsiderohet fitore, por ka ndeshje që barazimi konsiderohet si humbje”, shprehet trajneri i përfaqësueses franceze.

Here are some of the ways to learn about job openings look for internal postings www.firstessaywritinghelp.com within your district

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch