Home » Opinione » Shqipëri ! po vijnë serbet

Shqipëri ! po vijnë serbet

Sa bujar  që jemi ! Kthehen serbët në vendin e krimit dhe ne iu lejojmë që ata t`i thonë botës se ja këtu e kishim “ golgotën “ serbe ku i humbëm 10 mijë  ushtarë  .

– Do të shkojmë deri në Shkodër dhe t`i qëndisim varret e ushtarëve serbe me kurora lulesh, Thuhet që janë mbi 10 mijë, e pastaj do të vazhdojmë rrugën deri në Durrës dhe Vlorë ,  ku nga portet e këtyre qyteteve ushtria e mbetur serbe iku për në Korfuz. Udhëtimi e ka edhe krenarinë tjetër se do bartim të njejtin flamur serb , atë të 1915-tës të cilin e kishin ushtarët serbe të asaj kohe “(Odredište je Skadar, gde ćemo položiti vence na ostatke grobova srpskih vojnika. Kažu da ih ima više od 10.000 tamo i nakon toga ćemo nastaviti put do Drača i Valone, odakle se iskrcavala srpska vojska prema Krfu. Ponosni smo na činjenicu da ćemo nositi tu istu zastavu koju su nosili srpski vojnici.)
A është kush nga Shqipëria që të pyetet se pse  ata ushtarë kishin ardhur në Shqipëri ? A e di kush nga Shqipëria  se çfarë tmerresh kishin bërë po ata ushtarë në tokat shqiptare ? A e di kush nga Shqipëria që ata erdhën si pushtues ,dhe i siguruan vetes daljen ne Adriatik ? po? Pse nuk flisni ?

Nëse duhet që karshi botës të dalim të civilizuar se edhe armiqve iu lejojmë që të përkujtojnë vrasësit tonë, pushtuesit dhe çnjerëzuesit tonë, mirë. Por së pari ne marshin e tyre të turpit së pari të kërkonin falje për gjenocidin ndaj një Shqipërie të varfër dhe të pafuqishme .

(“Spremni smo, pod ovom zastavom možemo i više od toga – kaže jedan od učesnika Batica Pavlović.”)
Jemi të gatshëm që nën këtè falamur të mundemi të bëjmë edhe më shumë- thot një nga pjesëmarrësit e marshit , Batica Pavloviq. Unë e morra si kërcnim ! Po ju ?

Pse Shqipëria nuk kërkon reciprocitet? ata po i vizitojnë mbetjet e vrasësve tanë , po ne nuk guxojmë  të dërgojmë libra tek shqiptarët e Luginës .

Shqipëri ! ki mendjen . Nga Patriarkana e Pejës deri në Shkodër një udhëtim 240 km i gjatë, të cilin para 100 vitesh e kaluan serbët duke u terhjekur nga Shqipëria ; u nis një ekip gazetaresh dhe alpinistesh
(.Od Pećke patrijaršije do Skadra, na put od 240 kilometara koji je pre 100 godina prešla srpska vojska povlačeći se prema Albaniji, krenula je devetočlana ekipa planinara i novinara sa juga Srbije. http://www.blic.rs/Vesti/Srbija/611935/)

Po , ju ka rènë  ndër mend të pyesni , pse mbeten ato 10 000 “stërvina “ në Shqiperi ? Kush i solli mbi tokat e Arbërit ?
Sa lehtë është kur të shlirojnë të huajt , ta hjekin lakun nga fyti , ta shpëtojnë vendin dhe ardhmërinë !
Ishte Austro-Hungaria e kohës qe e dërgoi Ismail Qemalin të ngri  flamurin e Pavarësisë ne Vlore.; po ashtu ishte po ajo Austro- Hungari që i  shpetoi shqiptarët dhe Shqipërinë nga pushtimi serb.
E ne sot i lejojmë serbet te bëjnë homazhe të turpit në tokat tona ! Marre!
Fahri Xharra,07.12.15
Gjakovë
Serbet me flamur

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch