Home » Lajme, Opinione » Shqipëri të raft pika !

Shqipëri të raft pika !

Jemi dhe nuk jemi ; po kallet Shqipëria dhe po heshtet . Shqipëria ka marrur flakë , flake e cila nuk ka të ndalur. Zjarri i madh e ka kapluar Shqipërinë dhe nënëlokja heshtë ; heshtë edhe Mali i Tomorrit , heshtë malësia e Shkodrës , heshtë malësia e Gjakovës , heshtë Shkumbini , heshtë Korça, heshtë Skrapari , heshtë Vlora heshtë gjuha shqipe; heshtë lashtësia ! Po digjet Shqipëria !
Mos pyetni pse . E dini vet , pse kjo heshtje . Jeni  dëshmitarë të heshtjes mbarëshqiptare. Jemi dëshmitarë të frigës mbarëshqiptare; nuk kemi më burra të nderit , te mendjes dhe te pendes qe i dalin zot kësaj nënë që po mbet velem si fosile e së kaluarës .
Ore, ju nuk shini se ç`po ndodhë me shqiptarinë? Jeni verbuar ! Jeni shurdhuar! Ju kanë lënë mëndet?
Si munden një grusht matrapazësh që nuk kanë as po as jo në kokën e tyre,që ta shkrryejnë Nënën e Madhe ?

0, si nuk kam një grusht të fortë ,t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,  ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët  dhe tradhtarë ?

Shqipëri , ku i ke bijtë e tu me të cilët krenoheshe , që tani ta sjellin turpin ?

“Shqipëria  hesht. Edhe pse përditë  mbi lëkurë të saj, në lojë varrimtare,  Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.”
Shqipëri  më dukesh se je n`agoni si një vigane e lodhur ; të lodhën bijtë e tu ,të lodhi mashtrimi i bijve të tu. Të lodhi heshtja , të lodhi mungesa e pendës  që nuk di të shkruan .

Bota po tallet me ty , e ti hesht ! E di ti e mjera Shqipëri që bijtë e tu për një grusht eurosh po të shkallmojnë , po të dërmojnë , po të grimcojnë ,po të hedhin në shportën e harresës përfundimtare.!

“Shqiptarët heshtin – dhe në heshtje qesh.  E vetëm dikush vuen – dhe në vuejtje vdes.

Po ai dikushi , kur? heu! kur ka për t’u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
O burrani , a e dini që jemi në krizë kombëtare ?

Ju gratë shqiptare të pendës, ju ka zënë gjumi ? Dhe ju të rriturit fleni , ne gjumin e ëndrrave të pa shpresa ?

Mjerë fëmijët tanë që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe të shohin të ardhmen e tyre të humbur ! (fxh )

Xharra - Shqiperi - xhihad

“Shqipëria na qenkësh shndërruar befas në “Portën e Xhihadit” për në Europë; duke i sinkronizuar këto dokrra mbinjerëzore me anë të reportazheve të gazetarëve italianë që mësyjnë katundet e Tiranës në kërkim të xhamive e minareve rurale (se Tirana domosdo që nuk paraqitet dot në sytë e shikuesve italianë përtej Adriatikut si “Raqqa apo Mosuli i Ballkanit”, mes minifundeve, vajzave të hijshme shqiptare, alkoolit lumë, rinisë kozmopolite, kishave të shumta, xhamive tradicionale e bareve plot me hare e harbim modern)… apo edhe brigjet e humbura të liqenit të Shkodrës, për të gjetur “Gralin e Shenjtë” të shtypit italian në tokë shqiptare, pra “Kallashnikovin” e dashur (që të kuptohemi, të dashur veçanërisht për këtë specie të ulët të nivelit të vemjeve, të gazetarisë italike) të prodhimit shqiptar; që tanimë gjasme po u përdorkërka për të kryer atentatet terroriste nëpër të gjitha këndet e Europës!” ( Elvi S.)
Shqipëri !  a nuk e sheh që po luhet një lojë mjaft e ulët kundër imazhit tonë këto kohë në Europë   duke u rrekur të na e ngecin neve tërë përgjegjësinë e Xhihadit botëror që po mësyn Europën; duke lënë kështu në hije vatra shumë më tepër të rrezikshme si Sanxhaku, Bosnja,  si dhe vetë Turqinë që në nivel shtetëror e financon dhe mbështet ISIS-n. Gjithmonë ne do na i ngecin të këqijat”
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!  Tradhtarit, që tradhton, mu në zemër me ia njesh!  Ta shoh si dridhet nga grusht’ i  dëshpërimit  E unë të kënaqem, të kënaqem kur të shoh  krenare .

 Thirrje për të pabesët  :“Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë. Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët pakësohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria nuk ka qënë kurrë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea. (nga Edison Ypi )
E njëjta gjë në mos me e zgjatë asnjë dakikë edhe në Kosovë: Ik nga Kosova. Më këmbë, me vrap, me autobus, me furgon. Bjeri nga të mundesh; nga Serbia, nga Hungaria, Rusia, Kina, Indonesia, vetëm ik. Ik edhe nga Maqedonia perëndimore :msyeja nga e ke më lehtë nga Greqia , Turkija. Se edhe atje e fëlliqet “

Fahri Xharra,16.01.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch