Home » Lajme, Sport » Shqipëria barazoi me Norvegjinë

Shqipëria barazoi me Norvegjinë

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në sfidën tejet të rëndësishme kundër Norvegjisë, të premten, në stadiumin e stërmbushur “Qemal Stafa” në Tiranë, me rezultat 1:1, edhe pse ka qenë në epërsi deri në minutën e 87-të. Me këtë epilog rruga drejt Botërorit “Brazil 2014” vështirësohet dukshëm, mirëpo shpresat mbesin edhe më tutje.
uqezinjtë e nisën furishëm pjesën e parë dhe qysh në minutën e parë patën një mundësi shënimi, kur Agolli harkoi në zonë, por gjuajtjen e Mavrajt me kokë e priti Jarstein. Më pas norvegjezët ishin në rast shënimi, në minutën e 10-të, por Etrit Berisha arriti të evitojë rrezikun.

Në minutën e 17-të Rama veproi bukur nga e majta dhe harkoi në shtyllën e dytë të norvegjezëve, por Salihi nuk ishte në gjendje ta çojë topin në rrjetë. Më pas (29’) Basha gjuajti nga goditja e lirë bukur, por drejt në portierin e nordikëve, i cili u tregua i sigurt. Ndërkohë, goli i epërsisë erdhi në minutën e 41-të, kur Valdet Rama depërtoi nga krahu i majtë dhe pasi iu shmang një mbrojtësi norvegjez arriti të japë një goditje të saktë për të çuar Shqipërinë në epërsi, 1:0.

Në pjesën e dytë norvegjezët bënin trysni të vazhdueshme drejt portës së Etrit Berishës, por kuqezinjtë treguan lojë të sigurt në mbrojtje. Mundësia e parë më e mirë në këtë pjesë iu tregua kuqezinjve, në minutën e 66-të, kur Bulku harkoi në zonë kurse Salihi goditi bukur me kokë drejt portës, por golin ia mohoi portieri Jarstein, i cili zgjatet maksimalisht dhe e devijon topin në tërthorëse.

Në minutën e 71-të, një skemë e shkëlqyeshme e përgatitur nga De Biasi nga ndërprerja, por Vila në fund gjuan jashtë portës. Gjashtë minuta më vonë Agolli harkoi afër portës nga këndi, Basha gjuan drejt portës, por topin nga vija fatale e nxjerr Hogli. Pikërisht ky futbollist shtatshkurtër ia mohoi edhe fitoren kuqezinjve, duke shënuar golin e barazimi, në minutën e 87-të, pas një harkimi nga këndi, kur shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes shqiptare.

Pas këtij barazimi Shqipëria ka 10 pikë, kurse ndeshjen e radhës kuqezinjtë e luajnë në Lubjanë, më 6 shtator kundër Sllovenisë.

Deklaruan

Valdet Rama: “Kemi luajtur një lojë të mirë deri në minutën e 87-të, kur pësuam nga ajo pakujdesi. Por, edhe pas këtij barazimi do të punojmë dhe do të besojmë. Vendi i dytë për momentin është shumë i mirë. I kemi edhe ndeshjet tjera përpara dhe duhet të besojmë. Goli? Ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme, por sigurisht se ndjenja do të ishte edhe më e mirë sikur ky gol të na jepte fitoren. Në pjesën e dytë e humbëm pak ritmin e lojës, por mendoj se ski skuadër kemi dhënë më të mirën tonë”.

Valdet Berisha (kosovari në radhët e Norvegjisë): “Ka qenë një atmosferë e shkëlqyeshme. Kam qenë mjaft i emocionuar para kësaj tifozerie. Me këmbë jam norvegjez, sepse kam lindur atje, por me zemër jam shqiptar. I dëshiroj shumë suksese kombëtares shqiptare dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ne është dashur ta fitojmë këtë ndeshje për të shpresuar për kualifikim, tash e kemi më vështirë. Shqipëria luajti mirë dhe uroj që të ketë paraqitje të tilla edhe në të ardhmen”.
Xhani De Biasi: “Është për keqardhje të madhe ky barazim, sepse kishim mundësi të fitonim. Patëm rastet edhe në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë. Skuadra dha një lojë të mirë. Problemi kryesor ka qenë që kjo ndeshje u luajt në muajin qershor, ku kampionatet ku luajnë futbollistët tanë janë në përfundim, derisa kampionati norvegjez është në pjesën e tij më të rëndësishme. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur me atë çfarë ka shfaqur skuadra. Të gjithë lojtarët që zbritën në fushë dhanë maksimumin dhe nuk vërejtja mungesën e asnjërit prej lojtarëve të lënduar e të pezulluar, por ajo që kisha dashur më shumë do të ishte që lojtarët të ishin me një përgatitje më të mirë fizike”.
SHQIPËRI-NORVEGJI 1-1
Shënues: Rama 41′ – Holgi 87””
Gjyqtarë: U. Kollum (Skoci)
Kartonë të verdhë: Dallku, Basha – Rud
SHQIPËRIA (4-4-2): E.Berisha – Teli, Mavraj, Agolli, Dallku – Rama, Basha, Bulku, Vila (Kaçe) – Cani, Salihi (.
NORVEGJIA (4-3-3): Jarstein – Hogli, Hangeland, Reginiusen, Rud – Henriksen, Nordtveit, Ytergard, Jensen – Braten, Eljonousi, King.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch