Home » Lajme » Shqipëria është pro ushtrisë së Kosovës

Shqipëria është pro ushtrisë së Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, është shprehur se Kosova duhet që ta bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, por gjithmonë në koordinim më partnerët ndërkombëtarë.

Ajo, gjatë një vizite që i ka bërë Ministrisë së FSK-së, ka thënë që do të mbështesin Kosovën dhe Forcën e saj të Sigurisë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik.

Ndërsa, ministri i FSK-së ka njoftuar homologen e tij rreth objektivave që ka kjo forcë.

Xhaçka është takuar gjithashtu edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Me ta, ajo ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet të dyja shteteve, veçanërisht mbrojtjen dhe sigurinë.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch