Home » Lajme, Sport » Shqipëria fiton një medalje falë dopingut të kundërshtarit

Shqipëria fiton një medalje falë dopingut të kundërshtarit

Teksa deri tash Shqipëria vazhdimisht është dëmtuar dhe ka humbur medalje si pasojë e daljes pozitive në testet anti-doping nga peshëngritësit shqiptarë, më në fund ka ndodhur një gjë e favorshme për kuqezinjtë.

Erkan Qerimaj do të përfitojë medaljen e bronztë të Botërorit, pasi sportisti rumun, Dumitru Captari, që ishte i treti në shkëputje, ka rezultuar pozitiv, transmeton Top-Channel.

Captari ka dalë pozitiv në substancën e ndaluar, efedrinë.

Kështu Erkand Qerimaj do të përfitojë medaljen e bronztë në shkëputje, ku doli i katërti në Botërorin e mbajtur në SHBA në dhjetor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch