Home » Lajme » Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti

Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti

Një valë tërmetesh të fuqishme po bien në disa vende të botës këtë javë.

Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8,  ndërsa pak ditë më parë u prek Turqia.

Një tjetër tërmet është shënuar ditën e sotme në detin Adriatik, pak minuta më parë, 3.4 ballë.

E ndërsa në Turqi kanë qenë të vazhdueshme, duke filluar nga 2.5 ballë e duke vazhduar në 4.0 ballë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u godit edhe Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë, i cili sipas raportimeve, mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch