Home » Lajme » SHQIPËTARËT DHE SERBËT SË BASHKU KUNDËR SHQIPËTARËVE!!!

SHQIPËTARËT DHE SERBËT SË BASHKU KUNDËR SHQIPËTARËVE!!!

Kush po shtiravet se Shqipëtarët dhe Sërbët nuk munden të mirren vesh në Bujanoc?

 

Kur është në rrezik të ruhet pushteti, që nënkupton postet me kompetenca dhe privilegje të mëdha dhe të pakontrolluara në dëm të popullit që i ka zgjedhur, atëher nuk zgjidhen mënyrat për t’ia zgjatur jetën kësaj pois’hone.

 

Kryetari i Kuvendit të Komunës Bujanocit Jonuz Musliu, njëherit edhe kryetarë i Lëvizjes së Progresit Demokratik, subjektë ky i transformuar nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc, për ditën e Martë (19.07.2011) me fillim nga ora 10:00 ka caktuar Seancën e pestë të Kuvendit komunal. Kjo seancë për këtë herë do të ketë një mision dhe qëllim shumë specific dhe të veçantë nga herave tjera. Kësaj here Kuvendarët “multietnik” do të mirren me shkarkime para skadimit të mandatit. Dhunshëm para kohe  do të shkarkohet  zv.Kryetari i Komunës Nagip Arifi, Sekretari i Kuvendit Komunal Ismet Ameti, Anëtari i Këshillit Komunal Isak Rashiti, e ndoshta edhe 4 Këshilltarët Komunal Shqipëtarë që nuk po pajtohen më me veprimet e këtij pushteti i cili po drejton Komunën e Bujanocit në rrugë që asnjë Shqipëtarë as që e ka imagjinuar ndonjëherë. Sipas paralajmrimeve, për këto shkarkime të dhunshme do ta ngrisin dorën dhe do të votojnë disa Këshilltarë Shqipëtarë së bashku me ata Sërbë të Kuvendit Komunal të Bujanocit. Do të jetë ky një votim i këtij lloji për herë të parë që nga viti 2002 kur Shqipëtarët e Komunës Bujanocit me luftë e fituan pushtetin.

A.Tojbe kishte pas thënë: Ndëshkimi më i madh për të gjithë ata që nuk merren me politikë, është që ata qeverisen nga njerëz të paaftë politikisht. Kurse ne kësaj do ti shtojmë: Çdo popull duhet të ketë fuqinë ose mençurinë, nëse i ka të dyjat, lum për atë popull, nëse e ka vetëm njërën jeton disi; po nëse nuk e ka asnjërën, mjerë për atë popull. Egzistojnë njerëz që e kanë të shkruar për të qenë të marrë, ata nuk bëjnë marrëzira nga dëshira, por ngase i shtynë fati i jetës, Patriotët janë ata që kanë luftuar për liri, por patriotë janë edhe ata që kujdesohen për lirinë.

Bazë e kësaj marrëzie që inshalla na ruan i madhi Zot që të mos ndodhë në Seancën e pestë të Kuvendit Komunal më 19.07.2011 parashifet të jetë; neni 40 pika 4 e Ligjit mbi vetëadministrimit Lokal dhe neni 45 pika 5 e statutit të Komunës Bujanocit, dhe mbi marëveshjen e koalicionit PVD-LPD-UDSH-ës të vitit 2008, si dhe kërkesa e grupit të Këshilltarëve të PVD-së, por gjithnjë duke harruar se ky koalicion në vitin 2008 kishte 21 vota Shqipëtare dhe përbënte shumicën në Kuvendin Komunal të Bujanocit përball 19 Këshilltarve Serb, kurse tashti ky koalicion numëron vetëm 17 vota Shqipëtare çka na bënë me dije të kuptojmë se llogaritet në votat Serbe për shkarkimin e Shqipëtarëve, vetëm se nuk e dimë cili është cmimi që do të ju paguhet sërbve për këtë shërbim. Pazarllëku tani më vetëm sa ka filluar, materiali për këtw seancë ju ka dërguar Kuvendarëve vetëm në gjuhën sërbe, nuk kemi arritur të mësojmë pse?

Edhe njëherë për fund, ruana Zot që kjo e keqe mos të na ndodhë, po që se ndodhi, dihet mbi kë do të bie përgjegjësia.

 

RTV-SPEKTRI

B u j a n o c.

Would we be able to more effectively web blog replicate those conditions so that hope could spread throughout our schools

2 Responses

  1. Arbeni thotë:

    ah shaip kamberi turp be , po ski faj ti mazi ta kom qit voton un vet , po harroje mo pergjithmon se me shpiuna si ti edhe si Ekremi nuk shkohet te para jo

  2. Abdylazizi thotë:

    Mund edhe mos te jet ky lajm i vertet sepse keta te Spektrit nganjereh miren edhe me fut-kotizma, nganjereh ja qellojn e nganjeher hic kurkund nuk e kan. Nuk besoj qe Shaip Kamberi dhe Januz Muslia nuk jan te vetedishem se cka bojn sepse at Mejdi(doktor) Zeqirin nuk pe llogariti se aj po kthejke sikur fryma e dimrit. 23 keshilltar shqiptar e bojn shumicen ne kuvendin komunal te Bujanocit, nese kta te PVD dhe LPD e ndrrojn Nagip Arifin para kohe, dhunshem edhe ate me votat e serbve sepse 4 keshilltar jan te PD-s ateher ne te ardhmen cysh do te munden te llogarisin ne votat e 4 keshilltarve te PD-s, per ate edhe po them se ky lajm mund qe mos te jet i vertet sepse shqiptart po mbetkan pakic ne Kuvend, e kjo eshte nje veprim i cili eshte shum i rrezikshem, Kujdes Shaip e Januz sepse per kso gjera nuk ka falje, gjak osht derdh per me mar qeverisjen ne Bujanoc, e jo mjav dhon shkive ndor edhe ate per interesa te vogla te klanit tuaj, e dini se denimi i popullit eshte i pameshirshem, mos thuni tone qe nuk e kemi ditur. celni syt se mund te jav cele dikush tjeter. edhe me marre edhe me ….!! Abdylazizi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch