Home » Lajme, Vendore » Shqiprimi, afër shkarkimit

Shqiprimi, afër shkarkimit

shqiprim-arifiDorëheqja e zëvendësdrejtorit të Ambulantes në Preshevë, Driton Salihut, i cili ishte deleguar nga radhët e Alternativës për Ndryshim (APN), ka lëkundur marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit PVD-APN. Kësaj i ka ndihmuar edhe pakënaqësia në PDSH pas rizgjedhjes së Ragmi Mustafës, kryetar i partisë  

Koalicioni mes Alternativës për Ndryshim (APN) të Shqiprim Arifit, dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit, në Preshevë është lëkundur.

Burime të gazetës “Zëri” thonë se kësaj lëkundjeje i ka ndihmuar edhe rizgjedhja e Ragmi Mustafës në krye të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kjo rizgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek një numër i madh i këshilltarëve komunalë të kësaj partie, të cilët nuk ishin dakord me rikandidimin e Mustafës për kryetar partie.

Këta janë në pritje që kryetarja e Kuvendit, Ardita Sinani, të thërrasë Kuvendin dhe me lehtësi, sipas asaj që ka marrë vesh “Zëri”, do të votojnë për shkarkimin e kryetarit Shqiprim Arifi.

Ndërkohë që asamblistët e PDSH-së nuk përjashtojnë mundësinë që të hyjnë në koalicion me PVD-në, ku jashtë të gjitha strukturave komunale do të mbetet Ragmi Mustafa.

Shaip Kamberi, nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik, ka thënë se ka biseduar me kryetaren e Kuvendit të Preshevës, Ardita Sinanin, e cila është shprehur se nuk ka ndonjë indikacion konkret rreth kësaj çështjeje.

/Zëri/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch