Home » Lajme, Opinione » Shqiptarë, Ju që e doni ndryshimin, shkoni të votoni!

Shqiptarë, Ju që e doni ndryshimin, shkoni të votoni!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarë, Ju që e doni të mirën, punësimin, mirëqënien, sigurinë, drejtësinë, shtetin e fortë dhe integrimin, Ju të cilët paguani taksa dhe që Ju vidhet paraja publike, Ju të cilët fëmijët iu ikin nga Shqipëria për të gjetur punë dhe për t’iu dërguar para; Ju, që nuk keni mundësi të blini ilace, as të paguani ujin e dritat, Ju fermerë që nuk iu përkrah dhe as nuk iu mbështet shteti, dhe të gjithë Ju që duhet të paguani ryshfet te korrupsioni e hajduti i administratës shtetërore për të marrë shërbimin që u takon, dhe Juve që do t’u shëmben shtëpitë e bizneset, Pra, të gjithë Ju që kërkoni ndryshimin,  duhet të shkoni e të   votoni!

Shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, dhe ndryshimin e bën vota e datës 25 Prill 2021.

Edhe SHBA, aleati i madh i shqiptarëve u thotë shqiptarëve se duhet ndryshimi.

Është mirë që të gjithë shqiptarët me të drejtë vote që të shkojnë e të votojnë. Unë po u drejtohem atyre të cilët e duan ndryshimin që të shkojnë e të votojnë për ndryshimin dhe të mos rrinë indiferent, sepse një gjë është e sigurtë: se në votim do të shkojnë të gjithë ata që nuk e duan ndryshimin, ata do të shkojnë sepse duan të ruajnë privilegjin dhe faktin se ata dhe vetëm ata ia kanë parë hajrin pushtetit të Edi Ramës, dhe jo vetëm kaq por këta janë edhe në pararojë për manipulimin dhe për shitblerjen e votës së shqiptarëve.

Shkoni dhe votoni se në rast të kundërt nuk ka vlerë dhe as nuk bën fajde nesër pishmanimi dhe pendimi nëse ndodh që nga indiferenca e mosvotimi i juaj pushtetin ta marrë përsëri korrupsioni, hajnija e tradhtia, pra mosndryshimi.

Shkoni te kutitë e votimit dhe votoni për ndryshimin, sepse   vota juaj dhe ndryshimi i madh që do bën vota e Juaj  i shërben dhe është në të mirë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch