Home » Lajme, Vendore » Shqiptarët dhe serbët kundër Shqiptarëve

Shqiptarët dhe serbët kundër Shqiptarëve

Çdo herë që duhet të mundet Partia Demokratike, Shqiptarët, Serbët dhe Radikalët e Sheshelit bashkohen

 

PVD, LPD dhe UDSH.n i ka kapluar panika, nuk po i zgjedhin mënyrat e mbrojtjes nga rreziku që ja ka imponuar Subjekti më i ri në Luginën e Preshevës PARTIA DEMOKRATIKE.

Këtyre tri partive PVD, LPD dhe UDSH, sot në seancën e kuvendit komunal ju deshtën që ti kërkojn edhe votat e këshilltarëve serbë bile edhe të “radikalve të sheshelit” vetëm për të mos ua lejuar PARTISË DEMOKRATIKE ta ketë anëtarin e vet në komisionin zgjedhor lokal.

Pas shumë debateve dhe një seance maratonike sot është zgjedhur komisioni i ri komunal zgjedhor i komunës së Bujanocit.

Komisioni në fjalë i cili përbëhet prej nëntë anëtarëve nga të cilët pesë shqiptarë dhe katër serbë ka ngritur debate dhe pakënaqësi në mes të këshilltarëve,

Në seancën e jashtëzakonshme e cila filloi me një orë vonesë pati akuza të ndërsjella mes përfaqësuesve të Partisë për Veprim Demokratik dhe Partisë Demokratike. Problemi më i madh paraqitej në interpretimin e ligjit i cili nga njëra palë interpretohej si shkelje e saj, ndërsa tjetra mbështetje në te.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu disa herë gjatë seancës përsëriti se në këtë komision nuk mund të përfaqësohet Partia Demokratike pasi që ka dorëzuar me vonesë kërkesën, ku sipas tij një kërkesë e tillë duhet të ishte dorëzuar para datës 13 mars kur u shpallën zgjedhjet lokale, e jo më 16 mars kur u pranua kërkesa e PD-së.

Ai në fillim e arsyetoi kërkesën e grupacionit Stojanca Arsiq i cili përbëhej prej pesë  këshilltarëve pasi kishte dorëzuar kërkesën brenda afatit ligjorë.

Kryetari i PD-së Nagip Arifi shpjegoi në foltore të kuvendit se edhe subjekti i tij ka të drejtë përfaqësimi me një anëtarë në komisionin komunal zgjedhor, pasi tani ky subjekt politikë përfaqësohet në kuvend me pesë këshilltarë sa kishte edhe grupi i Stojanca Arsiq.

“Ne kemi edhe përgjigjen e Ministrisë për vet-administrim lokal si dhe ligjin i cili në nenin  14 mes tjerash thotë se propozimin për anëtarë të komisionit e bënë grupimi i këshilltarëve”, theksoi Arifi gjatë seancës.

“Poshihet se marrëveshja ka qenë  para se të fillojë seance. Ju po dëshironi të bëni eksperimente, mirëpo popullata po ju sheh”, tha mes tjerash nënkryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe njëherit i degës së PVD-së Shaip Kamberi tha se para vendimit duhet të bazohemi në fakte.

Duke komentuar kërkesën e Gupit të PD-së tha se kjo ka ardhur pas shpalljes së zgjedhjeve që është në kundërshtim me ligjin për të fituar një anëtarë në komisionin komunal zgjedhor. Ai njëherit Partinë Demokratike e quajti “parti e lagjes”.

Punimet seanca i vazhdoi pas një pauze më se dy orë e gjysmë edhe pse kryetari i kuvendit njoftoi për pauzë 15 minutëshe. Prapë mospajtimet ishin rreth emërimit të anëtarëve, ndërsa kryetari i kuvendit erdhi edhe me listën e emrave të kandidatëve për anëtarë të komisionit. Që në fillim Musliu para këshilltarëve bëri anulimin e kërkesës së Stojanca Arsiqit dhe PD-së.

Anulimi i kërkesës së Stojanca Arsiqit u bë për shkak se kërkesa e tij që ishte bërë brenda afatit ligjorë nuk ishte e protokolluar, ndërsa e PD-së siç tha Musliu për shkak të mos dorëzimit brenda afatit ligjorë.

Në foltoren e kuvendit u paraqitë edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa i cili mes tjerash theksoi se “PVD nuk do të lejojë që me mandatet e kontrabanduara të manovroj PD”.

Ndërsa shefi i PD-së Hajredin Hyda tha këto janë shprehje të agresivitetit dhe dhunës. “Kushe çel gropën mund të bjerë vet në të. Këto janë forma të diskriminimit dhe shkelje drastike të ligjit”, theksoi Hyda.

Vlen theksuar se ligji parasheh që grupimet e këshilltarëve që kanë më shumë se pesë këshilltarë dhe që janë paraqitur në kuvend në afatin e paraparë duhet të kenë së paku nga një përfaqësues në komisionin komunal zgjedhor.

Në kuadër të listës së anëtarëve të emëruar në komisionin komunal zgjedhur Titulli ka arritur të identifikojë edhe pjesëtarë  të subjekteve politike që kanë më pak se pesë këshilltarë, mirëpo që janë bërë pjesë e këtij komisioni zgjedhor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch