Home » Lajme, Shoqëria Civile » SHQIPTARËT DO TA PAGUAJNË RTS-NË EDHE PSE NUK E SHIKOJNË!

SHQIPTARËT DO TA PAGUAJNË RTS-NË EDHE PSE NUK E SHIKOJNË!

rtsShqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk mund t’i ikin parapagimit të Radio Televizionit të Serbisë RTS, ndonëse në skemën televizive të këtij mediumi nacional shtetëror, nuk ka as një minut program në gjuhën shqipe.

Dikur në kohën e periudhës së Komunizmit, shqiptarët në Serbi, kishin të rezervuar në RTS, 15 minuta lajme në gjuhën shqipe, kurse tashti edhe pas ndryshimeve në jetën politike të Beogradit, ata vazhdojnë të injorohen, përbuzen, madje edhe të përjashtohen nga servisi publik shtetëror, për të cilën paguajnë a nuk e shikojnë fare.

Projektligji për mënyrën e përkohshëm rregullimit të pagesës së RTS-së, kap shumën e taksës prej 150 dinarësh e cila ngarkohet me faturat e energjisë elektrike, që nga 1 janar 2016. “Tarifa nuk do të jetë e ndarë në mënyrë specifike nga faturat e energjisë, por do të hyjë shumën, që qytetarët duhet të paguajnë në emër të energjisë së konsumuar”.

Në rast se ekonomitë shtëpiake i ikin mospagimit të kësaj takse përmes faturave të energjisë, ligji është i rreptë, do të shkyçen nga rrjeti elektrik!

Kur ligji dhe aktet nënligjore të jenë miratuar në Kuvendin republikan të Serbisë, atëherë do të lidhet një kontratë mes RTS-së dhe EPS-it, për parapagimin e televizionit dhe atyre, që do të lirohen nga kjo taksë.

Shërbimet nga Elektro Distribucioni i Serbisë, nuk përjashtojnë mundësinë që nga kjo taksë të lirohen: “Personat me aftësi të kufizuara, me 100 për qind paaftësi fizike; Personat e verbër; Personat, që kanë humbur dëgjimin e tyre dhe Pronarët e banesave dhe shtëpive, të cilët janë jo-rezidentët”.

Ky Projekt-ligji është në kundërshtim me ligjin ekzistues, ndaj pret shenjën jeshile për aprovim. Derisa këto dy ligje të mos shkrihen në një, Këshilli Drejtues RTS, mund të vendos një tarifë prej 500 dinarë për parapagim të qytetarëve pa e shkelur ligjin!

Një llogari e thjesht matematikore. Vetëm 30 mijë ekonomi shtëpiake, të paguajnë në muaj nga 150 din, taksa për RTS përmes faturës elektrike, do të kapte shumën e qindra mijëra dinarëve. E

nga buxheti republikan dhe aji komunal për mediet e pakta në gjuhën shqipe është qesharak dhe cinik!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, e posaçërisht klasa e saj institucionale dhe politike, ndonëse është e zënë me përgatitjet rreth pritjes së Vitit të Ri, duhet të mendojnë pak edhe për këtë fenomen, i cili i godet qytetarët në drita dhe në informim.

Liderët institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, ndonëse në parim e kanë kundërshtuar parapagimin e RTS-së, madje edhe në emër të privatizimit të medieve lokale e shtetërore, ata nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e kësaj problematike.

Lugina e Preshevës, me privatizimin e medieve, që kishin për themelues pushtet lokale dhe ato tjerat private, aktualisht përballen me vështirësi financiare, duke e kthyer këtë rajoni në një terr informativ, si në kohën e regjimit të Milosheviqit.

Shoqëria Civile “Perspektiva” në Bujanoc

Sevdail Hyseni – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch