Home » Lajme, Vendore » Shqiptarët e Bujanocit i shkruajnë Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë

Shqiptarët e Bujanocit i shkruajnë Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë

Shkruan: Valon BEGZADI

Në shënjë nderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Aktivistët e Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc dhe Preshevë kanë filluar sot aktivitetin me llogon “100 vjet shtet – 100 vjet harresë (100 vjet Copa – Copa)” ku është hapur dhe “Libri I Qytetarit” në të cilin qyetarët e Bujanocit kanë shtruar urimet, përshendetjet e mbi të gjitha kërkesat e tyre në këtë “Libër” i cili do të i dërgohet kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

Në fletushkat e aktivitetit të KDNJ-së, shkruhet se Kushtetuta kombëtare e Shqipërisë garanton sipas nënit 8 të saj se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijëve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat eshtetasve shqiptar me banim të përkoshëm ose të përhershëm jashtë kufijëve të vet. Republika e Shqipërisë, u siguron ndihmë shtetasve shqiptar që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashigimin kulturore kombëtare”.

Rreth 100 kërkesa e urime vetëm gjatë ditës së sotme janë grumbulluar në “Librin e Qytetarëve” nga kalimtarët e rastit që ishin dhe intelektual, gazetarë, student, politikanë, e shumë të tjerë. Ky aktivitet do të vazhdoj edhe tri ditë të tjera. Nësër në Preshëvë, pasnësër prap në bujanoc dhe për të përfunduar të premtën në Preshevë.

Kërkesat e qytetarëve të Bujanocit ishin të ndryshme duke filluar më “Kryeministër a e din ku është Bujanoci?, Mbroje kushtetuën e Republikës së Shqipërisë”, “Kryeministër kur do ta vizitosh Bujanocin?” e deri tek ato që shprehin indinjatën e thell “Urime 100 vjetori, urime 100 vjet shtetë veq një vit më ja pas kushtu Luginës së Preshevës ishte bo mal” dhe përgëzimet “Urime 100 vjet e u rritsh e madhe bashkarishtë me Luginën e Preshevës”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch