Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Shqiptarët e Kosovës Lindore nesër votojnë për Këshillin Nacional

Shqiptarët e Kosovës Lindore nesër votojnë për Këshillin Nacional

Mbi 36 mijë shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nesër do të votojnë për herë të tretë për Këshill Nacional të Shqiptarëve të Kosovës Lindore. Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë lista zgjedhore ku pesë prej tyre e përbëjnë partitë politike dhe një listë nga shoqëria civile.
Sipas ligjit mbi pakicat nacionale në Serbi, ky këshill merret kryesisht me të drejtat në arsim, informim, kulturë dhe simbole kombëtare.
Pëveç shqiptarëve në këto tri komuna, në këto zgjedhje kanë të drejtë të votojnë dhe ata shqiptarë që jetojnë në qendra të ndryshme brenda Serbisë që janë të regjistruar në regjistrin adekuat mbi pakicat përkatëse nacionale.
Nes7r kutitë e votimit do të hapen nga ora 7 deri në orën 20 ku votuesit do të kenëmundësinë të zgjedhin kuvendin e Këshillit Nacional me përbërje prej pesëmbëdhjetë këshilltarëve.
Tanimë Komisioni Republikan Zgjedhorë, ka përfunduar azhurimin e listave zgjedhore me ç’rast, sipas tyre, në listën zgjedhore për pakicën shqiptarë janë regjistruar 36.044 votues. Presheva numron 18.281 votues shqiptarë të cilët do të votojnë në 23 vendvotime, në Bujanoc 16.200 votues votojnë në 26 vendvotime, ndërsa në komunën e Medevgjës 1.563 do të mund të votojnë në 6 vendvotime.
Përkundër numrit të votuesve prej 36.044 votuesve shqiptarë për Këshillin Nacional, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Qeverisë së Serbisë, për shkak të bojkotit të regjistrimit të popullatës nga shqiptarët në vitin 2011, ka zvogëluar numrin e këshilltarëve në Kuvendin e KNSH-së nga 29 në 15, e me këtë edhe buxhetin e Këshillit Nacional.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch