Home » Opinione » SHQIPTARËT E LUGIINËS E MIRËPRESIN QEVERINË HARADINAJ

SHQIPTARËT E LUGIINËS E MIRËPRESIN QEVERINË HARADINAJ

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

Qeveria Haradinaj, që do të formohet në bazë të Marrëveshjes së opozitës të 10
qershorit 2014, do të ndryshoj radikalisht nga Qeveria Thaçi.
Sepse, kjo Qeveri do të paraqes koalicionin e shumicēs shqiptare, diçka më shumë se
69% e tyre, për dallim mga Qeveria Thaçi, e cila ishte qeveri e pakicës shqiptare
prej 30% dhe minoriteteve. 
Kjo karakteristikë e saj prodhonte politikë antishqiptare, duke u vënë verbërisht në
shërbim të Serbisë, të cilës ia mundësoi pranimin e ftesës për anëtarësim në BE. 
Kurse serbëve të Kosovës Qeveria Thaçi ua mundësoi formimin e të ashtuquajturës
"Republika Srpska" të Kosovës, me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë
serbe në Kosovë. 

Me këtë, pra u mundësua form imi i shtetit serb brenda Kosovës.

Antishqiptarizmi i Qeverisë Thaçi sidomos vërehet në raportin dhe performansën e tij
ndaj çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës, të cilët inpërjashtoi
plotësisht nga Marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013! Ky akt i papresedencë u
përjetua rëndë, si at i tradhëtisë ordinere ndaj vëllazërve të gjakut në Luginë!

Gjithashtu edhe mos realizimi i obligimeve kushtetuese për zbatimin e Rezolutës së
Kuvendit të Kosovës të 6 qershorit 2013, që u miratua me nismën e Lutfi Hazirit nga
LDK, flet qartë dhe dëshmon qëndrimin negativ dhe injorues të Thaçit ndaj kësaj
pjese të Shqiptarisë.
Ndërkaq, Qeveria Haradinaj, edhepse qeverisi shumë shkurt, megjithatë kishte vënë në
agjendë prioritare hapjen e Zyres për shqiptarët e Luginës. Me rastin e takimit
përshëndetës të organizuar për nderë të z. Haradinaj para se të shkojë në Hagë, pata
nderin që edhe unë të jem i ftuar dhe vërejta me sytë e mi se sa ai ishte i
përkushtuar seriozisht dhe me sinqeritetin më të madh për shqiptarët e Luginës.
Madje, edhe nga Haga z. Haradinaj interesohej dhe pyeste se deri ku ka arritur kjo
çështje, e cila në Qeverinë Kosumi, e posaçërisht në Qeverinë Çeku, ishte harruar
fare!
Andaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës ndjehen të ngazëllyer dhe u janë kthyer
shpresat se çështja e tyre do të zen vendin e merituar në Qeverinë Haradinaj, të
mbështetur fuqishëm nga LDK e Ibrahim Rugovës, i cili ishte mbështetës i madh i
Luginës  së Preshevës.
Urojmë që sa më parë tē tejkalohen barrierat joparimore që po u vehen formimit të
Qeverisë Haradinaj dhe të fillojnë sa mē parë qeverisjen e shumëpritur nga shumica
shqiptare e Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë, që do të punoj për të mirën e Kosovës dhe
shqiptarve, kudo që janë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch