Home » Lajme, Vendore » Shqiptarët e Luginës edhe më tutje ballafaqohen me diskriminim të të drejtave kombëtare

Shqiptarët e Luginës edhe më tutje ballafaqohen me diskriminim të të drejtave kombëtare

Për nder te ditës se flamurit kuvendi komunal ne Presheve ,ka mbajtur seance solemne.  Kryetari i Kuvendit  Ramiz Latifi ka potencuar se gjatë ditës së sotme shqiptarët e Luginës në dallim me trevat e tjera  festojnë dhe protestojnë duke kërkuar të drejtën e tyre kombëtare, përdorimin e flamurit shqiptarë.

Për nder të 28 Nëntorit Ditës së flamurit Kuvendi Komunal i Preshevës organizoi seancë solemne në sallën e kuvendit në Preshevë. Në këtë solemnitet morën pjesë përfaqësues institucional të komunës sonë dhe qytetarë. Në fjalimin drejtuar të pranishmëve nikoqiri i seancës, kryetari i kuvendit, Ramiz Latifi ka potencuar se gjatë ditës së sotme shqiptarët e Luginës në dallim me trevat e tjera ata festojnë dhe protestojnë duke kërkuar të drejtën e tyre kombëtare, përdorimin e flamurit shqiptarë. Ai ka ritheksuar edhe një herë se shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe më tutje ballafaqohen me diskriminim të të drejtave individuale dhe kombëtare. Për rolin e kësaj feste dhe për pozitën e shqiptarëve lexoi fjalim rasti këshilltarja Merita Behluli. Seancën solemne për nder të ditës së flamurit  e ka përshëndetur edhe Zeqirja Fazliu i cili kërkoi konsolidimin e unitetit të faktorit politik shqiptarë në Luginë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të këtushëm. Sipas përfaqësuesve institucional në vendin tonë me angazhimin e strukturave politike shqiptare në Luginë, asociacioneve qeveritare dhe joqeveritare dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë do të mund të realizohen kërkesat e kamotshme të shqiptarëve.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch