Home » Lajme » Shqiptarët e Luginës janë takuar me Vuçiqin

Shqiptarët e Luginës janë takuar me Vuçiqin


Bujanoc, 2 korrik – (E plotësuar)
Pas arritjes së marrëveshjes me Kosovën, drejtuesit e Qeverisë serbe po synojnë që të nisin një proces të afrimit me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Numri dy i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq i ka pritur sot në Beograd përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilëve u ka premtuar se brenda 10 ose 15 ditësh do ta vizitojë Bujanocin ose Preshevën, ku do të vazhdojnë bisedat.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se tema e bisedës ka qenë platforma që është aprovuar në shkurt të vitit 2013, në Kuvendin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kërkesa e parë është siguria, prandaj ne kemi kërkuar largimin e xhandarëve nga rajoni i Luginës së Preshevës. Kemi kërkuar depolitizimin e sistemit, sidomos të organeve gjyqësore”, ka deklaruar Arifi për Telegrafin.
Arifi ka thënë se kanë kërkuar të drejta të barabarta sikurse i kanë fituar serbët e Kosovës pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa për këtë Vuçiq nuk kishte ndonjë reagim, as pozitiv e as negativ.
Arifi ka thënë gjatë këtij takimi, Vuçiq disa herë kishte përmendur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin në Bruksel kanë hapur disa çështje rreth shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ndërsa, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka thënë për REL se Qeveria e Serbisë e ka pranuar programin e masave të cilin e kanë paraqitur liderët politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës për zgjidhjen e problemeve.
“Vuçiqi është shprehur optimist se prej muajit tetor mund të priten rezultate konkrete, për zbatimin e masave, të cilat i kanë propozuar liderët shqiptarë”, ka thënë Halimi.

——————————–

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kanë zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiq.Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nënkryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shprehur gatishmërinë që me të gjithë të bisedojë për të drejtat e pakicave në harmoni me kushtetutën e garantuar dhe standardet më të larta ndërkombëtare juridike, dhe ka theksuar se për tërësinë tokësore dhe sovranitetin nuk është i gatshëm të bisedojmë. Ai ka shtuar se “Qeveria e Serbisë do të përfshihet në bisedime në mënyrë që ta përmirësojë jetën e secilit njeri”, njofton Zyra e qeverisë për bashkëpunim me mediat.

Pas takimit Riza Halimi ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Tanjug, se në bisedimet me Vuçiqin janë shqyrtuar të gjitha problemet në rajonin Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, e në veçanti situata e rëndë ekonomike dhe papunësia e madhe.

”Vuçiq ka përcjellë se të gjitha këto do të shqyrtohen seriozisht dhe ne gjatë verës në Preshevë e Bujanoc mbi të gjitha këto tema do t’i vazhdojmë bisedimet konkrete”, ka thënë Halimi dhe ka shtuar se në tetor mund të priten rezultate konkrete.

Ai ka deklaruar se gjatë takimit është shqyrtuar secila pikë e platformës për zgjidhjen e problemeve të harmonizuara më herët me kryetarin e Trupit koordinues për Luginën e Preshevës, Zoran Stankoviq.

Halimi citohet të ketë thënë se përfaqësuesit e shqiptarëve në takimin me Vuçiqin “kanë paraqitur thellësisht” të gjitha problemet më serioze jetike me të cilat po përballen shqiptarët.

“Problemi kryesor është situata e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë prej mbi 80 për qind” ka thënë Halimi dhe ka nënvizuar se ekzistojnë probleme edhe në arsim, gjyqësi dhe shëndetësi. Sepse siç ka thënë reforma e gjyqësisë “as që e ka prekur” Preshevën e Bujanocin e Bujanoci është edhe pa gjykatë për kundërvajtje.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, zv.kryetari Skënder Destani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagib Arifi, si dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, pastaj kryetari i Këshillit Nacional, Galib Beqiri, deputeti në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, nënkryetari i kësaj partie, Shaip Kamberi dhe kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Në bazë të bisedës, që me prezencën e përfaqësuesve të OSBE janë zhvilluar në janar dhe shkurt, me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Qeveria e Serbisë më 4 qershor e ka miratuar Platformën e cila ka shtatë pika.

Platforma ka të bej me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të tri komunave, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimin në gjyqësi, arsimin, kulturën dhe mediet, shëndetësinë e mbrojtjen sociale, sigurinë, masat për vendosjen e mirëbesimit në atë hapësirë si dhe reciprocitetin me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës.

(RTK)

MASAT   URGJENTE

për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës                     

 

shkurt, 2013

PVD; PDSH; PD; UDSH; LPD; BDL; RD

 

Vështrim i përgjithshëm

 

LUGINA E PRESHEVËS  (PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOCI)

 

Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në Bujanoc dhe 89% në Preshevë (si dhe 26% në Medvegjë).  Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë,  dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë.

 

Në gjuhën shqipe rajoni njihet si „Lugina e Preshevës“ ose thjeshtë „Lugina“. Shqiptarët shpesh e thërrasin këtë rajon dhe si Kosovë Lindore, gjë që i referohet shkëputjes së këtij rajoni nga Kosova dhe inkorporimit të tij në Serbi pas vitit 1948.

Gjeografikisht, Lugina e Preshevës kufizohet brenda pellgut (bazenit) të lumit të Moravicës së Preshevës, që nga burimi në afërsi të qytetit të Preshevës e deri të grykëderdhja e Moravës së Jugut në Bujanoc.  Ajo është pjesë e rrugës trans-Ballkanike Moravë-Vardar Veri-Jug, e cila ndjek rrjedhat e Moravës së Madhe dhe Moravës së Jugut nëpër Serbi. Kjo rrugë mbartë Korridorin Pan-Europian X dhe E75.

Në vitin 1938 gjatë kolonizimit të Kosovës, Presheva ishte caktuar në bazë të Traktatit Turko-Jugosllav si një nga rajonet popullsia e së cilës do të detyrohej të migronte në Turqi.

Deri në fund të LIIB rajoni i përkiste Kosovës. Duke dashur të mbanin nën sundimin serb rrugët automobilistike dhe hekurudhore, që kalonin nëpër këtë rajon, si dhe të „kontrollonin nacionalistët shqiptarë“, qeveria jugosllave ndau Luginën nga Kosova dhe e përfshiu në Serbi.

Gjatë Luftës së Kosovës gjashtë deri në tetë mijë shqiptarë etnikë u larguan nga rajoni. Refugjatët raportuan pas largimit se ata po rekrutoheshin dhe se paramilitarët serbë po tentonin t’i detyronin të futeshin në kazerma ushtarake.

Në Vitin 2001, pas Luftës së Kosovës, u raportuan përleshje në mes të forcave jugosllave të sigurisë dhe forcave të shqiptarëve të UÇPMB-së.  Lufta në Luginën e Preshevës mbaroi pas ndërhyrjes ndërkombëtare që rezultoi me një marrëveshje paqeje „Deklaratës së Konçulit“,, sipas së cilës duhej të çmilitarizohej rajoni, amnestohet UÇPMB-në dhe iu lejua hyrja Ushtrisë jugosllave në rajon me miratimin e NATO-së.

Shqiptarët e rajonit janë të përfaqësuar politikisht në parlament nga Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës, i cili ka fituar një karrige prej Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2007

Përfaqësuesit politikë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë miratuar në gusht të vitit 2006 një Platformë politike, ku kanë kërkuar formimin e „Rajonit të Luginës së Preshevës“.

Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të përfshinte Luginën dhe Veriun e Kosovës, është një temë e shpeshtë në media dhe deklaratat jozyrtare „testuese“, por të gjitha palët e përfshira në procesin zyrtar kanë refuzuar deri më tani çdo mundësi për ndryshim kufijsh në rajon.

 

Tensionet e reja

Kriza e shkaktuar rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, largimi i tij i dhunshëm dhe statusi i pazgjidhur i shqiptarëve të LP,  kanë treguar brishtësinë e situatës politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës. Mundësia e shpërndarjes së krizës edhe jashtë kufijve të këtyre komunave, shtron domosdoshmërinë e përkujdesjes me vetë shkaktarin e tensioneve,  lidhur me të drejtat e shqiptarëve të këtij rajoni, respektivisht nevojën e realizimit të Programit, dhe atyre kërkesave politike të shqiptarëve që rezultojnë nga Platforma.

Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës, nuk është vetëm çështje e sigurisë, ajo në radhë të parë paraqet çështje të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, por, edhe kriter i integrimeve europiane të Serbisë.

Konsiderojmë se çdo administrim demokratik duhet t’i shërbejë nevojave dhe interesave të popullatës së gjithmbarshme, përfshirë edhe pakicat nacionale. Në këtë kontekst do të numërojmë vetëm disa nga dokumente të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët rëndësi të posaçme në “ruajtjen e paqes dhe sigurisë” i kushtojnë çështjeve të pakicave.

Të përkujtojmë se me aktin final të Helsinkit nga 1975 shtetët pjesëmarrëse të OSBE-së potencojnë lidhjen e ngushtë mes respektimit të interesave legjitime të pjesëtarëev të pakicave me ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Kjo lidhshmëri, më vonë, është shprehur edhe në dokumentet tjera: Dokumenti final i Madridit më 1983, Dokumenti final i Vjenës më 1989, Karta e Parisit për Evropën e Re e 1990, Dokumenti i Lisbonës nga 1996,Deklarata e OKB për të drejtat e personave që i përkasin pakicave. Pas aprovimit të Kartës së Parisit për Evropën e Re gjithë shtetet anëtare të OSBE-së janë orientuar për mënyrën demokratike të qeverisjes.

Me Paragrafin 26 të dokumentit të Helsinkit shtetet anëtare të OSBE-së janë obliguar që “të nxisin çështjet e pakicave në mënyrë konstruktive, me mjete paqësore dhe me dialog të të gjitha palëve sipas parimeve dhe obligimeve të KEBS-it”.

Por edhe përkundër këtyre obligimeve ndërkombëtarisht të marra dhe obligimeve që sjell e drejta e brendshme në raport me të drejtat e pakicave, konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tej i nënshtrohen diskriminimit shtetëror.

KOMUNA Nr. populls/ %  Alb    %   Serbs   % Roma    %   Other.

%

Presheva

34.904

100

31.098

89.10

2.984

8.55

322

0.92

 500

1.43

Bujanoci

43.302

100

23.681

54.69

14.782

34.13

3.867

8.99

 972

2.19

Medvegja

10.760

100

 2.813

26.17

7.163

66.57

108

1.01

 673

6.25

All

88.966

100

57.595

64.74

24.929

28.02

4.297

4.83

2.145

2.41

 

Përmirësimi i situatës aktuale mund të arrihet me ndërmarrjen e masave afirmative në këto sfera:

  • Integrimin e plotë të shqiptarëve;
  • Revitalizimin ekonomik;
  • Realizimin e të drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit dhe simboleve nacionale;
  • Decentralizimin në gjyqësi;
  • Arritjen e sigurisë së plotë në rajon;
  • Arsim, kulturë dhe informim;
  • Masat në shëndetësi dhe sigurim social;

Në realizimin e këtyre masave është e domosdoshme kyçja e Bashkësisë ndërkombëtare në formatin OSBE, Ambasada SHBA, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada e Gjermanisë, dhe ambasadat e tjera nga formati “Miqtë e jugut”, përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve dhe Qeveria e Beogradit.

 

  1. I.         INTEGRIMI i PLOTË

Me nenin 21 të Ligjit shprehimisht parashihet: “Në rastin e punësimit në shërbimet publike dhe polici, duhet patur kujdes strukturën nacionale  të popullsisë, participimin adekuat dhe njohjen e gjuhës e cila flitet në territorin e organit apo shërbimit. Ky obligim, më vonë, është future edhe në Kushtetutën R. Serbisë, e poashtu, parashihet edhe  me nen.15 të Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave.

Të dhënat për numrin e të punësuarëve në institucionet e vetëadministrimit lokal:

Municipality Nr of employ. Albanian    Serbs   Roma               Other
Presheva

484

306

64

2

/

Bujanoci

848

339

473

30

6

Medvegja

280

15

259

3

3

All

1.612

660

796

35

9

 

Të dhënat e numrit të të punësuarëve në institucionet shtetërore të nivelit lokal:

Municipality Nr of employ. Albanian    Serbs   Roma               Other
Presheva

446

212

225

8

1

Bujanoci

764

160

597

4

3

Medvegja

386

15

366

5

/

All

1.596

387

1.188

17

4

Percent

100%

24.25%

74.44%

1.06%

0.25%

 

Konventa Kornizë obligon shtetet anëtare që të “aprovojnë, ku është kjo e nevojshme, masat adekuate për afirmimin, në gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore, barazisë së plotë efektive në mes pjesëtarëve të pakicave dhe atyre që i përkasin shumicës”.

Bazuar në këto detyrime ligjore është e domosdoshme ndërmarrja e masave që përshpejtojnë harmonizimin e participimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore me pjesëmarrjen e tyre në popullatën e përgjithshme të këtyre komunave:

  • Policia lokale dhe kufitare;
  • Inspekcionet republikane;
  • Shërbimi kadastral i paluejtshmërive;
  • Shërbimin e të ardhurave publike;
  • Institucionet e gjyqësisë;
  • PTT, Telekom, Elektroekonomi dhe gjithë ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti,
  • Institucionet e mbrojtjes sociale,
  • Krijimin e mundësisë që në institucionet regjionalisht të dekoncentruara (e të cilat mbulojnë kompetencat jashtë kompetencave të qeverisjes lokale dhe KNSH)   përfshirjen adekuate të shqiptarëve;
  • Meqë zgjidhjet aktuale ligjore nuk japin garanci të mjaftueshme për përfshierjen e pakicave në parlamentin republikan, është e nevojshme, që përmes masave të diskriminimit pozitiv, të sigurohet participimi i garantuar i pakicave në këtë institucion përfaqësues;

 

  1. II.       REALIZIMI i SIGURISË SË PLOTË

Me Planin dhe Programin e zgjidhjes së krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (Qeveria e SRJ dhe Qeveria e RS) nga viti 2001, Aneksi 5b al.2 p. 2 parasheh që rivendosja e paqes në rajon nënkupton edhe“tërheqjen e gjithë forcave speciale policore dhe ushtarake dhe formimi i policisë multietnike “.

Por, 12 vjet  pas aprovimit të Programit, Lugina e Preshevës mbetet i vetmi rajon në serbi në të cilin pa ndërprerë janë të angazhuara forcat special të sigurisë në rajon. Ato kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërkohë që me krijimin e imazhit të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme paraqesin edhe faktor kufizues në vullnetin e investitorëve potencial.

Veç kësaj, ato, duke qenë shumë herë të kyçura në arrestimin, bastisjen dhe keqtrajtimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në ngritjen e tensioneve dhe pakënaqësinë e popullatës lokale.

Ndikim negative në zhvillimin e ngjarjeve në rajon paraqet edhe gjuha e urrejtjes dhe akuzuese e funkcionerëve shtetërorë të cilën e përdorin  ndaj shqiptarëve. Përdorimi i termit “terrorist”, së fundmi edhe krahasimi me  „al-Qaeda-om“, ka ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në disponimin e popullatës, por paraqet edhe faktor pengese  për bashkëpunim me institucionet. Krijohet përshtypja se gjuha e forcës paraqet metodën e vetme të komunikimit të Beogradit zyrtar me shqiptarët.

Arrestimet e shpeshta dhe spektakolare të ish luftëtarëve, lirimi i tyre i mëvonshëm në mungesë fakteve, paraqet shkelje drastike të Ligjit për Amnistinë e pjesëtareve të UÇPMB-së, dhe krijon prezumimin  e pasigurisë juridike të personit, që me vete sjell edhe valë të refugjatëve në drejtim të BE-së.

Në interës të vendosjes së paqes afatgjate dhe sigurisë në rajon, është e nevojshëm:

  • Respektimi i plotë i Ligjit për Amnisti nga viti 2001, respektimi i gjithë marrëveshjeve të arritura nga koha e konfliktit dhe ndërprerjen e çfarëdo ndjekje penale politikisht të motivuar, lirimi it ë burgosurve politik i ashtq. “grupi Gjilanit”;
  •  Zhvendosja e forcave special të sigurisë nga rajoni.
  • Sigurohet që policia multietnike të jetë forca e vetme e sigurisë që kujdeset për rendin dhe qetësinë në këto komuna, me respektimin e plotë të Parimeve të krijimit të policisë multietnike;
  • Sigurimin e  lirës së plotë të qarkullimit me heqjen e taksave të imponuara, hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Maqedoninë dhei Kosovën;
  • Procesuimin e rasteve të vrasjeve dhe kidnapimeve të shqiptarëve  në periudhën 1999-2001;
  • Aplikimin e masave efektive për kthimin e popullatës së zhvendosur me sigurimin e fondeve të veçanta;
  • Sigurimin e të drejtës për dokumentet personale të banorëve të këtyre komunave të zhvendosur më 1999-2000;
  • Garantimi i lirisë së plotë për shënimin e të drejtës së Festave kombëtare dhe datave tjera me rëndësi, sepse kjo e drejtë konsiderohet  “liri e shprehjes” (nen.10 Konventës europiane për të drejtat e njeriut) dhe sit ë tillë duhet trajtuar.
  • Largimi i memorialit të xhandarmerisë nga fsh. Lluçan në interes të stabilitetit,
  • Kthimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së;
  • Ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes dhe mospërdorimi i termit „terroristët shqiptarë“ ;

 

  1. III.      ZHVILLIMI EKONOMIK

Lugina E Preshevës paraqet rajonin më të pazhvilluar në Serbi. Presheva, psh., komunë me mbi 90% shqiptarë, është komuna më e pazhvilluar me vetëm 200 Euro për kokë banori, ose, me bruto të ardhura  prej vetëm 14,8% të GDP, me shkallë rekorde të papunësisë prej 70%. Parametra të ngjashëm vlejnë edhe për Bujanocin. Kjo gjendje e rëndë, është një ndër shkaktarët e largimit masiv të të rinjve nga ky rajon.

Arsyet e ekzistimit të kësaj gjendje duhet këkruar:

– shkatërrimin e ndërmarrjeve shoqërore;

– privatizimin e pasuksesshëm;

– mungesës së strategjisë shtetërore për zhvillim ekonomik;

 

Edhe program i 2001 parasheh obligimin e shtetit për zhvillimin ekonomik të rajonit. Një obligim i këtillë rrjedh edhe nga Program i nxitjes së barabartë të zhvillimit regjional, të qeverisë së Serbisë, por, për 12 vjet të zhvillimit të procesit politik vetëm 350.000 euro subvencione janë dhënë për veprimtaritë ekonomike të këtij rajoni.

 

Masat aktive të zhvillimit ekonomik që duhen ndërmarrë:

 

  • Ngritjen e stimulimeve  për biznesin lokal (sigurimi i subvencioneve dhe kredive të volitshme);
  • Stimulimi i investitorëve të huaj për investim në këto komuna;
  • Investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritja e Zonave industriale;
  • Hapja e vendkalimeve të vogla kufitare dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar,
  • Krijimi i Zonës së lirë doganore;
  • Vendosja e fondeve  IPA të BE (bashkëpunim ndërkufitar);
  • Përfundimi i Korridorit 10, traseja nëpër Bujanoc dhe Preshevë;
  • Gjatë 2013 të sigurohen mjete të veçanta nga Buxheti për hapjen e vendeve të reja të punës;
  • Të hetohen dhe anulohen gjithë privatizimet e dyshimta dhe të përfundohet procesi i shtetëzimit të disa ndërmarrjeve dhe kthimi i pronësisë mbi to komunave;
  • Të themelohet Fond i veçantë për zhvillimin e  këtyre komunave nga Buxheti, pjesës së doganës që mblidhet në këto komuna, donacioneve ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Kosovës dhe Shqipërisë;

 

  1. IV.      PËRDORIMI ZYRTAR i GJUHËS, SHKRIMIT DHE SIMBOLEVE

E DREJTA PËR PËRDORIM ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT  është garantuar me nen. 10 dhe 11 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, nen. 79 të Kushtetutës së RS, dhe nen. 10 të Konventës Kornizë. Nen. 11 i Ligjit në mënyrë detale rregullon se kur dhe si përdoret zyrtarisht gjuha e pakicave, ndërkohë që Konventa, në nen.10 “obligon shtetet anëtare të njohin të drejtën e secilit pjesëtarë të pakicës për përdorim, lirisht dhe pa pengesa, gjuhën e vet amtare, privat dhe publikisht, me shkrim apo me gojë“.

Duke konsiderfuar se shoqëria e vërtetë demokratike duhet të respektojë identitetin gjuhësor të pjesëtarëve të pakicave, duhet të ndërmerren masat e barazisë efektive  para ligjit  në këtë lëmi dhe të eliminohen gjitha pengesat të cilat pengojnë përdorimin publik të gjuhës shqipe në territorin e këtyre komunave:

 

–       Në procedurën administrative dhe gjuhësore dhe udhëheqjen e procedurës administrative dhe gjuhësore,

–       Në komunikimin e organeve me autorizime publike me qytetarët,

–       Dhënien e dokumenteve publike dhe udhëheqjen e evidencave zyrtare , regjistrat e të dhënave personale dhe pranimin e këtyre dokumenteve sit ë plotfuqishme.

Të eliminohen pengesat ligjore për përdorim publik të simboleve kombëtare;

  1. V.        DECENTRALIZIMI NË GJYQËSI

Në kushtet demokratike procesi i marrjes së vendimeve është njësoj i rëndësishëm ashtu si përmbajtja e vendimeve, kështu që pasi që administrimi i mirë nënkupton se po bëhet për popullin, ky proces i vendimarrjes duhet të përfshijë  ata me të cilët kanë të bëjnë vendimet. Këtë nevojë e parasheh edhe nen.4 (3) Kartës europiane për administrim lokal e cila këtë qëllim e shpreh: “Përgjegjësinë publike duhet ta ushtrojë ai pushtet që është më i afërt me qytetarin”.

Në bazë të këtyre pikëpamjeve të dokumenteve ndërkombëtare, në fazën e reformës së gjyqësisë më 2009 se shuarja e Gjykatave komunale, prokurorive komunale dhe Gjykatave komunale për kundërvajtje në këto komuna seriozisht rrezikon të drejtat e shqiptarëve në:

  • Përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit – këto institucione në Vranjë nuk kanë kapacitete për garantimin e kësaj të drejte;
  • Participim adekuat në punën e tyre – reforma nuk ka sjellë participim adekuat të shqiptarëve në institucionet e gjyqësisë;
  • Në procedurë po krijohen shpenzime të mëdha dhe të panevojshëm – palët në procedurë duhet të bëjnë udhëtime mbi 50 km deri në selinë e këtyre institucioneve;
  • Mosbesimi i qytetarëve në institucionet gjyqësore është rritur edhe më tepër;

 

Bazuar në këtë duhet ndërmarrë masa që në komunën e Bujanocit dhe Preshevës:

– të rikthehen Gjykatat themelore dhe Prokuroritë themelore,

– të rikthehet Gjykata komunale për kundërvajtje në (Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën ndikon në rritjen e numrit të lënëve në Bujanoc).

 

Për decentralizim në frymën e standardeve europiane dhe realizimit të parimit që “përgjegjësinë publike ta ushtrojnë ato autoritete që janë më afër qytetarit”, me qëllim të krijimit të vetëadministrimit për çështjet specifike duhet hartuar një dokument më gjithëpërfshirës të decentralizimit, me respektimin e parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

 

  1. VI.      ARSIMI, KULTURA DHE MEDIAT

Arsimi është sfera me më shumë problem. Mosnjohja e diplomave dhe probelmet në procesin e nostrifikimit , mungesa e teksteve shkollore kualitative nevoja e hapjes së institucioneve të arsimit të lartë janë vetëm disa nga çështjet e rëndësishme.

 

Këshilli Nacional paraqet institucionin i cili sipas Ligjit për Këshillat nacionale,  ka autorizime në sferën e përdorimit zyrtar të gjuhës  dhe simboleve, arsimit, kulturës  dhe informimit.

Duhet njohur të drejtat e KN në këto sfera dhe zhvilluar bashkëpunimin e tij me ministritë përkatëse. KN duhet të ketë rolin kyç në sjelljen e teksteve nga Kosova, Shqipëria, përmes autorëve lokal apo përkthimeve.

Si masa për përmirësimin e gjendjes në këtë sferë propozojmë:

–       Njohjen e diplomave nga të gjitha institucionet arsimore nga Kosova, eliminimin e problemeve në nostrifikimin e atyre nga Shqipëria;

–       Hapja e institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc në gjuhën shqipe;

–       Të zgjidhet problem me mungesën e teksteve shkollore,

–       Të zgjidhet çështja me provimet profesionale;

Shteti duhet, jo vetëm të njohë, por edhe të pranojë rolin e KN në sferat për të cilat ai ka kompetencat ligjore.

 

 

  1. VII.    MBROJTJA SOCIALE DHE SHËNDETËSORE

 

Shëndetësia primare e cila është në kompetencën e komunave po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore. Nëpër shtëpitë e shëndetit nuk ekzistojnë stacionaret për sëmundjet interne.

Barnatorja në Preshevë edhe më tej është pjesë e barnatores së Vranjës.  Shëndetësia sekondare nuk ekziston. Spitali më se i nevojshëm i lindjeve ende nuk është hapur në Preshevë.

Është i domosdoshëm themelimi i institucionit për shëndetësi sekondare (spitalit) për këto komuna;

Nuk ekziston asfarë institucioni që merret me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar. Banorët e këtyre komunave janë në pamundësi të shfrytëzojnë mjetet e Ministrisë për çështje sociale.

 

 

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE:

 

  • Duke  rikonfirmuar  vullnetin e shprehur në Referendumin e vitit 1992,
  • Në përkrahje të “Marrëveshjes së Konçulit”,
  • Bazuar në Platformën politike të vitit 2006,

 

Kuvendi, në afatin më të shpejtë, do të aprovojë Programin e veçantë për zgjidhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës.

 

            Ky Kuvend përcjell realizimin e masave të propozuara në këtë dokument. Në rast të mosrealizimit të tyre Kuvendi do të ryshqyrtojë raportet me institucionet shtetërore dhe do të angazhohet për realizimin e kërkesave në Referendumin e vitit 1992

     

9 Mars, 2013,

                                                                                                                        

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch