Home » Lajme » Shqiptarët e Luginës me dy shtete amë por pa përkujdesje

Shqiptarët e Luginës me dy shtete amë por pa përkujdesje

Po që se Kosova dhe Shqipëria do të kujdeseshin, nëse jo në ndërtimin e një qendreje universitare, atëherë finansimin e studentëve të Luginës pa marrë parasysh ku do të studionin do të mund ta bënin këto dy shtete.

Ngjashëm mund të veprohet edhe me shëndetësinë. Nuk i kushton gjë Shqipërisë e Kosovës nëse ndërtojnë një qendër spitalore në Luginë dhe nëse dërgojnë psh, 50 mjekë derisa të aftësohet kuadri lokal. Kështu mund të veprohet edhe me lëmitë tjera, ekonominë, biznesin lokal,  me sportin, kulturën etj.

 

Jeton Ismaili. Drejtor i RTV-Spektri – Bujanoc.

 

Shqiptarët e Luginës janë pupulli më i  privilegjuar në Evropë. Edhepse akoma nuk dihet për ne se cili është shteti amë Shqipëria apo Kosova, kjo ka pak rëndësi ngase sido që të jetë kemi dy shtete pas shpine. Një përkufizim i tillë do të kishte qëndruar plotësisht poqese kishim të bënim me popuj tjerë, por në rastin tonë një gjë e tillë është vetëm se fjali boshe apo një dëshirë e shprehur e asgjë më tepër.

Të paktën deri në këto kohë.

Meqë po jetojmë në një hapsirë të quajtur Ballkan e ku historia në këto 20 vite të shkuara na ka mësuar me gjithçka, atëherë kemi pasur rastin të shohim e të shohim dukuri për ndodhitë e të cilave herë na u ka bër qefi e herë kemi mbetur të hidhëruar.

Nuk janë edhe aq të largëta rastet kur secili popull nga shteti i vet ndihmonte bashkombasit e vet në një shtet tjetër. Kroatët ndihmonin vëllezërit e tyre në Bosnjë, serbët të vetët në Kroaci e Bosnjë, shqiptarët të tyret në Kosovë, Maqedoni, Luginë e gjetiu, varësishtë ku kërkonte nevoja, etj.

Megjithatë këto ndihma si duket mbaruan me përfundimin e luftërave atëherë kur më nuk kishte nevojë as për dërgimin e vullnetarëve, armatimeve, strehimin e refugjatëve apo dërgimin e ndihmave humanitare.

Por, në këtë pjesë të Evropës akoma ka vazhduar ndihmesa midis popujve të njejtë edhepse jo në nivelin e mëparshëm pasi që për të më nuk ka nevojë por në forma tjera.

Gjatë vizitës së realizuar në disa qytete të Vojvodinës e cila dallohet për nga multnieciteti kemi arritur të kuptojmë se si shetet amë ndihmojmë bahskombasit e vet.

Qeveria hungareze ndanë me mijëra euro për hungarezët e Vojvodinës edhe ate për zhvillimin e arsimit, kulturës, informimit etj.

Madje shumë qytete të Hungarizë janë të vllazëruara me qytetet e Vojvodinës ku hungarezët parqesin shumicën.

Ngjashëm vepron edhe qeveria rumune. Gjatë një qënrimi në Qendren Kulturore Rumune në Zrenjanin të Vojvodinës arritëm të mësojmë se si shteti rumunë ka finansuar ndërtimin e një qendre të tillë me qëllim të avancimit të kulturës së bashkoimbasve të vet.

Shembull më i mirë se si duhet përkujdesur për vëllezrit e vet paraqiste qevria sllovake. Ajo për bahskombasit e vet në Vojvodinë jo vetëm që kishte bërë investime në kulturë, arsim, informim, por në masë të madhe ka për investime edhe në turizëm duke ndërtuar obkekte jotelierike pranë qendrave atraktive vetëm e vetëm për të punësuar sllovakë me qëllim të mos shpërnguljes së tyre nga Vojvodina.

Në lokalitetin Kovaçica në Vojvodinë qeveria e shtetit sllovak ishte bashkëfinansuese e një hoteli gjigant i përcjellur me gjithë infastrukturën përcjellëse të terreneve sportive përfshirë edhe pishinat e mbyllura dhe të hapura.

Tash po kthehemi tek thelbi i këtij vështrimi.Popër ne shqiptarët e Luginës çfarë në të vërtetë bënë qevritë e Tiranës përkatësishtë të Prishtinës. A kemi ne ndonjë shembull të ngjashmë me ato të Vojvodinës.Apomeqë politikanët tanë kanë dëshirë të angazhohen për reciprocitet midis pozitës sonë dhe serbëve në Kosovë, atëherë a kemi ndonjë hap të realizuar e që do t’i ngjante këtij reciprociteti ?! Deri më tani s’kemi fare.

Mos të flasim se si qeveria serbe mbanë gjallë tërë pushtetin paralel duke derdhur me miliona e miliona euro për paga. Përveç pagave sevila ministri pranë qevrisë nëBeogradka fonde të posaçme për zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë. Psh. Ministria e kulturës për një vit ndanë disa miliona dinarë për aktivitetet kulturore të serbëve në Kosovë, ngjashmë veprohet edhe me mediat të cilat emetojnë në gjuhën serbe, arsimi ndihmohet nga fondet e veçanta, shëndetësia poashtu, etj, etj.

Kur ne shqiptarët e Luginës kemi hasur një një ministri në Tiranë apo në Prishtinë të shpall ndonjë konkurs për ndonjë projekt kulturor apo arsimor për shqiptarët e Luginës? As këtë deri më tash se kemi parë. Në e vlerësojmë si sukses kur arrihet të regjistrohen studentët tanë në Universitetet e Shqipërisë apo Kosovës. Poqese Kosova dhe Shqipëria do të kujdesishin, atëherë nëse jo në ndërtimin e një qendreje universitare, atëherë finansimin e studentëve të Luginës pa marrë parasyshë ku do të studionin  do të mund ta bënin këto dy shtete.

Ngjashëm mund të veprohet edhe shëndetësinë. Nuk i kushton gjë Shqipërisë e Kosovës nëse ndërton një qendër spitalore në Luginë dhe nëse dërgon psh, 50 mjekë derisa të aftësohet kuadri lokal. Kështu mund të veprohet edhe me lëmitë tjera, me sportin, kulturën etj. Edhe Kosova edhe Shqipëria mund të gjejnë mjete se për Luginën e Preshevës. Është e vërtetë se shqiptarët e Luginës paguajnë taksa në Serbi dhe se për të do duhej kujdesur ky shtet, por ne i përmendëm më herët rastet se çfarë po bëjnë shtetet tjera për bashkombasit e vet.

Mos të harrojmë një fakt se shqiptarët e Luginës paraqesin kufirin e fundit të asaj që quhet troje shqiptare. Çka do të ndoshte me Anamoravën e Kosovës po mos të ishin shqiptarën e Luginës. Duke pasur parasyshë se popullata serbe jeton përgjatë kufirit me Serbinë në fshatrat e Gjilanit dhe Kamenicës, atëherë me siguri Kosova do të kishte një situatë të ngjashme me atë në veri.

Akoma nuk është vonë që Shqipëria dhe Kosova të përkujdesen më shumë për bashkëkombasit e vet në Luginë. Sa më shumë përkujdesje aq më tepër do të ruhet substanca kombëtare, në të kundërtën trendi i migrimeve do të vazhdojë.

 

 

RTV-Spektri

B u j a n o c

One Response

  1. Besimi thotë:

    Vallahi be Jeton bash cishtu cysh paske thon ti, topi nuk e lun, ama nuk ka kushi qe na ndihmon, na kemi mbetur ktu si nje guri ne udhe, kujt mendja nuk i shkon per neve, nuk e di se cka dot bohet me neve, Serbija nuk na don, Kosova dhe Shqiperia nuk na ndihmojn, cka bohet more kjo pun…
    Shum pak popull ne jemi per me mund vet me egzistu, kurse shteteve am nuk mundemi ti jemi edhe aq barr e madhe… Besimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch