Home » Lajme, Opinione » Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit e Preshevës të diskriminuar kurse pakica Serbe e Kosovës duan frekuenca,asosacion e njësi të veçanta të Policisë e Forcave të Armatosura

Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit e Preshevës të diskriminuar kurse pakica Serbe e Kosovës duan frekuenca,asosacion e njësi të veçanta të Policisë e Forcave të Armatosura

Reciprociteti - 1Pakica Serbe në Kosovë kërkojn :

 

–       Kanal të veqantë në televizionin qendror publik  (Ky kanal i tv-ës publike  tani është duke funksionuar ),

–       Frekuenca të veçanta për telefonin mobile dhe fikse ,

–        Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive ,

Reciprociteti - 2–       Njësi të veçanta  në kuadër të Policisë dhe në kuadër të  Forcave të Armatosura .

–       Ndaljen e procesit të privatizimit në Komuna që kan shumicë,

–       Pozitën Zëvendësit  të drejtorit t të AKI-ës,

–       Pozitën e Zëvendësit  të  Komandatit  të FSK-ës.

 

E këto një ditë leht e kan të kërkojn një etnitet të vaçant në Kosovë .

 

 

Kurse shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë jan të diskriminuar dhe nuk gëzojn

 

–       Asnjë minutë emision në gjuhën shqipe në ndonjë kanal televiziv qendror publik  ,

–       Asnjë frekuenc të veçant për telefonin mobile dhe fikse ,

–        Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive,

–       Dhe nuk përfaqësohen proporcionalisht  në polici  e në ushtri e largë të kërkojn Njësi të veçanta  në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Ushtrisë e xhandarmërisë Serbe ,

–       Të drejtën as të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Rajonin me tri Komuna që kan shumicë shqiptare,

–       Asnjë  inspektor, udhëheqës a pozitë kyqe , të shërbimit  e të mos flasim për pozita të lart të Zëvendësit të  drejtorit  të shërbimit ,

–       Të drejtën as të shkollohen  për shkollën e oficerëve  të ushtrisë  apo të gëzojn si ushtarak të karrierës e lëre më pozitën e Zëvendësit  të  Komandatit  të ushtrisë speciale .

Ky është RECIPROCITETI i njëmënde,real  i realizuar pikë për pikë që është duke u zbatuar në parim atë që gëzojn pakica serbe në Kosovë do të gëzojn edhe Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit e Preshevës .

 

Kjo nuk është duke u zbatuar : A thua kur do të zbatohet , pas sa viteve !? .

 

Kjo krahinë që nuk është e përfshirë në system , e pa përfaqësuar  është e shkelur dhe e diskriminuar do të kërkon të jetë njësi e veqantë apo bashkangjitje me Kosovën amë   , pasi edhe ashtu është mbajtur referendumi me një dhe dy mars 1992  .

 

25 korrik 2015

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch