Home » Histori » SHQIPTARËT GJATË VITIT 1812-1813 DO TË TRIUMFONIN NDAJ BANDAVE KRIMINALE SLLAVE PREJ PROKUPLA DERI NË NISH

SHQIPTARËT GJATË VITIT 1812-1813 DO TË TRIUMFONIN NDAJ BANDAVE KRIMINALE SLLAVE PREJ PROKUPLA DERI NË NISH

“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

Shkruan: Reshat AV

DIU * Preshevë, shkurt 2012.


SHQIPTARËT GJATË VITIT 1812-1813 DO TË TRIUMFONIN NDAJ BANDAVE KRIMINALE SLLAVE PREJ  PROKUPLA DERI NË NISH

Gjatë betejës së parë serbe të viteve 1804-1812, kryesisht pas humbjes së betejës së tyre. Kohordat e ushtrisë të shkapërderdhura sllave të Karagjorgje Petroviqit ishin arratisur, nëpër male për t’i shpëtuar ndëshkimit nga Porta e Lartë e Stambollit. Ndërsa  pjesa tjetër, e këtyre kriminelëve serb do të arratiseshin në Austri dhe  Hungari e gjetiu nëpër shtetet tjera ballkanike.

Rusia Cariste atëbotë akoma nuk e kishte fituar primatin për t’i mbrojtur vendet sllave të Ballkanit në luftë ndaj Perandorisë Osmane, për më tepër ajo nuk ishte  e zonja t’i ndihmonte serbëve në krijimin e një shteti të madhë serbë në Ballkan vetëm se me etnos  sllavë. Porse  tendenca e Rusisë-Cariste dhe e Kishës Autoqefale të Vaselenës ishte dhe mbeti si kurdoherë, në një të ardhme jo të largët nga  vendbanimet autoktone shqiptare të Pashallëkut të Beogradit, Kosanicës, Toplicës dhe Dobriqit të dëboheshin shqiptarët së bashku me turqit dhe etnitë tjera jo serbe nga  pjesët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nga kushtet dhe rrethanat që do të krijoheshin në teren nga rrjedhat në analet e diplomacisë së fuqive të medha evropiane.                                                                           Këtë orvatje të Rusisë Cariste në fillim të shekullit XIX, e pamundësoi, Napoleon Bonaparta, sepse ai deri atëher ishte ende në supermacion se vet Rusia e atëhershme Cariste.                                                                                                                                 Bandat e shkapërderdhura serbe që ishin si të shumta në numër pas betejës së tyre të Parë më 1804. Ato kishin filluar të operonin me të madhe edhe nëpër vendbanimet autoktone shqiptare të Toplicës dhe Saxhakut të Nishit, ku të njejtat banda do të arrinin edhe në Kosovë. Ku do të ndodhte nga këto banda vrastare serbe edhe masakra e përgjakshme në familjen e Demë Ahmetit nga Mavriqi i Kosovës,e cila masakër ishte kryer mes vitit 1812-1813.

Atëbotë nëpër Toplicë në përgjithsi kishte fare pak banor serb, por kishte me shumicë banda vrastare plaçkitëse serbe që fshihehin nëpër male dhe i bënin zullume të mëdha popullatës autoktone shqiptare të Shën Konstandinit nga Naissusi.

E tëra kjo do të ndodhte si rrezulltat i përkrahjes së pakursyer që sllavëve, ua ofronte Rusia e atëhershme Cariste. Motoja e tërë kësajë ishte dhe mbeti lufta e pakompromis mbi coptimin dhe dëbimin në fillim të shqiptarëve  nga të gjashtë nahitë e Pashallëkut të Beograit pastaj të shqiptarëve nga Kosanica, Dobriqi dhe Toplica.

Ky dëbim i shqiptarëve do të zgjaste deri nga fundi i viteve 1864-1868, ku serbët do t’i shpërngulnin me dhunë dhe terror më tepër se 350.000 banor shqiptar nga trojet e tyre autoktone nga Beogradi dhe gjashtë nahitë e tij.

Për tërë shekujt e qëndrimit dhe autoktonisë të shqiptarëve nëpër  vendbanimet e tyre stërgjyshore ata do të përlesheshin jo një herë por shumë herë me bandat e ndryshme të organizuara të kohordave karpatjane sllave dhe se i tërë ky mllef i grumbulluar i shqiptarëve do të rrezultonte qyshë në fillim me Betejën e shqiptarëve gjatë viteve 1812-1813, me në krye Maliq Pashë Gjinollin.

Edhe vet kënga popullore e tragjikës dhe heroikës shqiptare e atyre viteve, fletë më së miri për tërë atë gjakë të pa kursyer që do të derdhej nga luftëtarët shqiptarë për mbrojtjen e Prokuples deri nëNish, nga kohordat serbo-karpatjane.

Kënga dhe ngjarja historike e viteve 1812-1813, ishte e ndaluar nga rezhimi i atëhershëm titist jugosllavë, se nxiste urrejtje fetare dhe kombëtare e njejta këngë rrapsodike shqiptare ishte plegjiatuar nga disa këngëtar të papëgjegjshëm shqiptarë. Në vend të komandantit të njisive vullnetare shqiptare të Maliq Pashë Gjinollit, i këndohej Marishalit Tito:

 

Në vend ku thuhej “Ani Maliq pasha n’kali t’bardhë / hajde  ugurolla o, ju bajraktar/. Thoshte M.Tita n’kali t’bardhë / hajde ugurolla o, ju shqiptarë/ etj.

Vetëm se në Shqipërinë e Re të Enver Hoxhës, atëbotë këndohej dhe flitej për luftën e drejtë të Maliq Pashë Gjinollit! Shqipëria atëbotë ishte bërë Piemonti i ribashkimit i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët mbarëshqiptarë ku kufijt e saj do të ishin  ata të para viteve 1875-1878, të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit te Molla e Kuqe e Nishit. Ku gjakun e tij me shumë luftëtar tjerë nga Drenica legjendar e kishte derdhur Zeqir Rrezalla nga Llausha e Kosovës në luftë me bandat kriminale të Karagjorgje Petroviqit të Serbisë, për t’ia mbrojtur dinjitetin dhe moralitetin e shqiptarëve të Toplicës dhe Kazasë së Vrajës në ate pjesë të Shqipërisë Verilindore.

Sipas legjendës që kishte lindur dhe mbijetuar ndër popullatën shqiptare atëbotë,  thuhet se kali i kreshnikut shqiptar do të rrëxohej dhe mbytej në gjakë, se redifët (rez-ervistët) shqiptarë, në kuaj nga e mbarë Kosova e më gjërë ishin vetorganizuar për t’i dalë në mbrojtje tërë asaj popullate të pambrojtur të Toplicës e më gjërë.

Pastaj në popull flitet edhe sot e kësaj dite se nga vrapi i kuajve për në istikamet e luftës prej Prokuple deri në Nish, kal i bardhë do të bëhej i zi, ndërsa kal i zi do të bëhej i bardhë nga shkuma dhe djersitja e shkaktuar nga vrapi enormë, që i ngisnin redifët (vullnetarët) shqiptarë, që sa më parë të arrihej në frontet e luftës, se nga çasti në çasti vriteshin fëmijët dhunoheshin vashat shqiptare, digjeshin për së gjalli nëpër shtëpitë e tyre pleqtë e moshuar dhe personat e sëmurë dhe të pa lëvizshëm nga bandat e egra sodomiste karpatjane të Knjazit të Parë Serbë Karagjorgje Petroviqit.

E kryetrimi Zeqir Rezalla nga Llausha e  Drenicës do ta vazhdonte luftën pa u trembur fare deri në fund me hordhitë dhe bandat kriminale çetniko serbe dhe të vojvodve të tyre.

Flamuri i ballë trimit, të istikameve të para shqiptare, për një moment do t’i binte nga dora në tokë dhe se nga gjaku s’mudë ta gjente dot se gjaku  ridhte si përrua nëpër llogoret e luftës duke luftuar fyta fytë, gjoks për gjoks, perçë për perçë me katilat shkie, ku gjithmon këta të fundit serbët qen të përkrahur dhe nxitur nga vëllezrit e tyre rusë.

Porse shqiptarët të vetmuar ndër shekuj pa përkrahjen nga ndonjë fuqi e madhe europiane atëbotë edhe sot luftojnë dhe përpiqen si gjithmonë për një shtet gjithëkombëtarë, që quhet ndër shekuj“Albani”[1].

Heroizmi i shqiptarëve autokton të Shqipërisë së Vjetër Verilindore në betejën ngadhënjimtare  prej Prokupje deri në Nish (1804-1812)

 

Siç thamë  edhe më lartë se këto ngjarje heroizmi, do të ndodhnin mes viteve 1804-1812, atje në Shqipërinë e Vjetër Verilindore. Sepse edhe vetë kënga regjiake homerike prej “Prokupje deri në Nish”, fletë mjaft qartë se shqiptarët të Toplicës në Arnautllëkun e Nishit. Do ta zhvillonin një luftë dinjitoze, që ta mbijetonin luftën grabitqare dhe hegjemoniste serbo-ruse, dhe atë nën flamurin dhe stemën e Peradorisë Osmane:

Ani Maliq Pasha o, n’atë dori

Hajde ugurolla moj Shqypni.                                                              O Shqypnia shkojke fushës more

Na e mbloj tymi i pushkës.

…………………………………………….

Ani prej Prokupje o, deri n’Nish                                                  More na u mbush fusha o, plot dervish.                                            Ani hajde, hajde Zeqir Llausha                                              More tre llogore me gjak i mbushe!   

………………………………………………..

Flokët e Zeqirit o, fije fije

More mbi llogore o po na bonjnë hije.

O, bajrakxhi çou e nge bajrakun

O s’po mundem o, ta gjej prej gjakut[2].

            ………………………………………………..

Lufta e përgjakshme shqiptaro-sebe, ishte zhvilluar në fillim të  shekullit XIX, nën flamurin osman, dhe nën komandën e Maliq Pashë Gjinollit. Njëri ndër pashallarët më gjakatar të kohës. Komandanti i luftës kundër kryengritësve të paskrupullt  serb ishte Maliq Pashë Gjinolli, një pasha me origjinë shqiptare, por në të njëjtën kohë edhe një shqiptar vrasës i damkosur. Me gjithë atë ai ishte në ballë të luftës kundër zgjërimit të Serbisë, mbi trojet shqiptare të Nishit dhe Toplicës.

Serbët, aso kohe kishin fitur një gjysmë autonomie, dhe vepronin në dy drejtime në planin politik e diplomatik. Ata e pranuan vasalitetin ndaj Portës së Stambollit. Në anën tjetër i kishin aktivizuar komitët, hajdutët dhe të gjitha bandat të cilat vranin e masakronin shqiptarët autokton në viset e tyre, deri në thellësi të Serbisë të sotshme, duke i trajtuar ata si turq. Meqë e kishin pranuar fenë e turkut.

Pikërisht se ata kryenin krime, kundër shqiptarëve autokton, shqiptarët nga viset e Kosovës, nën flamurin e Maliq Pashë Gjinollit, shkuan bajraqe-bajraqe, për të luftuar kundër zgjërimit të Serbisë në kohën kur Porta e Lartë, kishte filluar të tregtonte me trojet shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës, Krushevcit, Pllanës së Madhe,Pirotit,Tërnit,Vidinit Timokut Zajçarit, Negotinit,Prokupjes,Leskocit, Vrajës etj.

Ishte gjaku i Zeqir Llaushës, gjegjësisht i Zeqir Rezallës, pastaj ishte gjaku i vegjëlisë shqiptare që derdhej rrëke. Edhe shpata e Dan Zadriqit përballë serbëve kryengritës nuk thyhej dot, porse nami  për trimëri dhe heroizëm po i mbetej Pashë Maliqit.

Nami për ato luftëra të përgjakshme i mbetej flamurit turk, ndërsa derdhej rrëke  gjaku shqiptar nën komandën po ashtu të një shqiptari trim por shumë kotraverz. Jo vetëm se një herë e tillë  kishte qenë historia e përgjakshme e së kaluarës, jo vetëm se një herë shqiptarët kishin luftuar deri edhe në Krime e Sevastopol, në bjashkë të Uzdrumit, në shkretirën e Sirisë, në Çana Kalanë e Turqisë. Përtej Urës së Qabesë, në Janinë, e deri në Gualadaharë, e në Fuente del Ebro të Spanjës. I tillë ishte i dashur lexues fati tragjikë e dramatik, në rrugën për të mbijetuar në natën e tmerrshme të gjatë dhe sterrë të zezë të historisë shqiptare. Kënga historike regjiake prej Prokupjes deri nëNish, ka shumë veçanti krijuese



[1] R. Avdiu, “Terrori serb  ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës”, Presheve,2006.

[2] Këngë e tragjikës dhe heroikës shqiptare nga “VISARET E KOMBIT” dhe “Këngë popullore historike 1” nga letërsia popullore.

.

Shqiptarët autokton nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, prej Prokupje deri në Nish, shkonin prej llogori në llogor, në llogorin e parë të dytë të tretë e kështu me radhë. Gjithnjë pastaj bajraqe që nuk po ngulen, bajraqe të rënduara nga gjaku, bajraqe që bien e ngriten, e bien sërish duke luftuar me shkaun e Karpateve, perçë për perçë, ballë për ballë, fyt për fyt. Me shpatë e thikë me ushtë e heshtë me jatagan e kacature. Luftohej  për hatër të vatanit të vatanit të ndarë edhe më tutje në gjashtë pjesë, në gjashtë llogore të hapura lufte.

E flokët e Zeqir Llaushës, fije-fije të djersitura dhe të përgjakura të djegura nga flaka e luftës, pastaj bajraku i luftës plot gjak të cilin nuk e ngre dot, sepse as këmbët nuk i shkulë dot nga llogori plot gjak. Edhe tymat e luftës janë përzier dhe nuk dihet më kush ke po e therë, nuk dihet kush për ke po jep shpirt.                                                                                                                                                                                                            Këto skena filmike i reprodukoj: Burim R. Avdiu.                                  

 

që nuk hetohen në asnjë këngë tjetër të folklorit  tonë shqiptar. Ajo ruan origjinalitetin  e kohës dhe hapësirës, ruan elementet më tipike të këngës homerike shqiptare. Ruan në vet-vete fatin tragjik të popujve tragjik të Ballkanit të cilët jo vetëm se një herë për interesat e huaja iu vërsulën tmerrësisht njëri tjetrit.

Në këtë këngë tipike tiravaje shqiptare këngëtari anonim popullor ka derdhur tërë gjenialitetin krijues si në përbatje ashtu edhe në ritmikën gradative të këndimit, në këndim vaji  dhe heroizmi. Mbase kjo është e vetmja këngë shqiptare nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, ku shprehet në të njëjtën kohë këngë e vaj, vaj e këngë, mall për jetë e gjak për vdekje. Në këtë këngë janë sintetizuar të gjitha elementet e mundshme  të rrëfimtarisë të akorduar në elementet më tipike të akordit muzikor arkaik të këngëve legjendare homerike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës.

Në këtë këngë hetohet haprimi i përgjithshëm historik, prej llogori në llogor, duke luftuar ballë për ballë e perçë për perçë me shpatë e syngji me kobure e pushkë kapakli. Është, ndoshta e vetmja këngë e krijuar dhe  e përjetuar nga gjeniu popullor i Shqipërisë së Vjetër Verilindore, prej Prokupje deri nëNish. Ku hetohet sidomos haprimi fatal i historisë së përgjakshme shqiptare. Lufta kundra dushmanit serb, luftë jo për të pushtuar tokat e huaja siç bënin serbo-rusët karpatjan, por luftë e detyrueshme për të mbetur dhe ekzistuar  në pasuritë e veta të patjetërsueshme.

Lufta, bëhej nëpër llogoret e përgjakshme prej Prokupje deri në Nish, prej Uzdrumit në Gualadaharë. Gjithnjë në llogari të dikujt, e shpeshherë në llogari të pushtuesit, apo të interesave të të mëdhenjve. E tillë ishte historia shqiptare e tillë është sintetizuar madhërisht fatalist dhe tragjikisht në këngën e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, prej Prokupje deri në Nish. Gjithnjë prej llogori në llogor, në llogorin e parë të dytë të tretë e kështu me radhë. Gjithnjë  bajraqe që nuk po ngulen, bajraqe të rënduara nga gjaku, bajraqe që bien e ngriten e bien sërish duke luftuar perçë për perçë ballë për ballë, fyt për fyt me shpatë e thikë me ushtë e heshtë me jataganë e kacature. Duke ia marr shpirtin njëri tjetrit, duke ia këputur kokën për ta marr trofe ashtu sikurse bëjnë zakonisht njerëzit, dhe ashtu sikur bëjnë, dhe sikur i kan mësuar të bëjnë perënditë e tyre.

Kënga prej Prokupje deri në Nish, ka mbijetuar në kujtesën shqiptare si këngë vajtimi dhe mjerimi këngë heroizmi e fataliteti këngë e përjetësisë së përgjakshme shqiptare, kënga e këngëve të tragjikës dhe heroizmit të haprimit drejt jetës dhe theqafës, drejt varrit dhe sërish duke ngelur në këngë, duke luftuar, për hatër të vatanit, të vatanit të ndarë edhe më tutje në gjashtë pjesë, në gjashtë llogore të hapura lufte për Zeqirin shtatëmbëdhjetë vjeçar, që e kishte ngulur krehrin në mish, meqë ishte mustaqe pa djersitur dhe nuk i rrinte dot krehri në mustaqe. Dhe të mos i rrinte krehri në mustaqe, nuk e trashëgonte dot flamurin e gjakut, flamurin e fitores për namin e Pashë Maliqit. Për luftën kundër dushmanit, dhe qafirit edhe pse si dushman e qafirë trajtohej nga i njëjti pushtues të cilit edhe i shërbente edhe e luftonte në të njëjtën kohë.

Flokët e Zeqirit fije-fije të djersitura dhe të përgjakura të djegura nga flaka e luftës dhe pastaj bajraku plot gjak të cilin nuk e ngre dot sepse as këmbët nuk i shkual dot nga llogori plot gjak. Tymat e luftës janë përzier, dhe nuk dihet më kush ke po e therë nuk dihet kush për ke po jep shpirt! E tillë ishte jeta shqiptare, e tillë nëpër llogore gjaku, prej Prokupjes deri në Nish, në Kaçanik e Boletin, prej Janine në Stamboll prej Vranine në Fuente del Ebro, e tillë si haprimi tragjik teje tragjik, i trgjadisë së përmotshme shqiptare[1].

 

 

P.S. Lexues i nderuar të tillë ne muhaxhirët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës e patëm fatin  tragjik dhe dramatik për të mbijetuar në netët e errëta dhe sterrë të zeza të Bartolomeut për vitet 1876-1878. Pastaj nuk e di se a mundet të përshkohet një rreze drite mes kohës dhe hapsirës së tyre? Dihet se muhaxhirët kohën e patën shumë të zumtë, por edhe hapsirën e kishin teje tragjike nga konjukturat e krijuara të politikave ekspansioniste dhe hegjemoniste të shteteve  sllave të Ballkanit.

 Për të gjitha këto zymti dhe katrahura të dhunshme disa decenije më vonë do të lindë dhe mbijetojë  një këngë tjeter homerike e tragjikës muhaxhire. Ku flitet se nëpër cilat katrahura dhe represalje kishte kaluar ajo popullatë e 720 katundeve shqiptare gjatë dëbimit të tyre biblik nga trojet e veta stërgjyshore, të shtytur dhe nxitur nga knjazët dhe carët piroman serbo-rus:

 

                        O, për shqiptarët, o, haj medet-e,

                        O, gjithmonë desin, o, për gazep-e!

                        O, naj noq shkau, o, pej venit t’vet-e,

                        O, pej Beligradit, o, teri n’Kik-e,

                        O, po naj pret, o, shkau me thik-e!

                        O, se pej Nishit, o, deri n’Sitili-e,

                        O, po shkon gjaki, o, sikur shi-e!

                        O, pej Leskocit e teri n’Vrajë-e,

                        O, poj pret shkau, o, pa pasë faj![2] etj.

 

 

 

 

 

* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

 



[1] Prof. Ahmet Qeriqi, drejtor i RKL, e ka përpunuar për emitim  këtë këngë regjiake të tragjikës dhe heroikës shqiptare, për Shqipërinë Verilindore, prej Prokupje deri në Nish.

[2] Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë,1978. fq.160.

 

2 Responses

  1. Yani thotë:

    ska ma fort numer nji p r evropa k ngat e zeiidt se mir thot ashtu si zanin edhe me muzik e p rcjell dj suati, nj muzikmoderne t koh s, e p rzime me rnb hip hop, reggaton ragga, diqka univerzale, q po kalon shum mir n publiken evropiane mundet ta kqyrni n video clipa n youtube se si kalon n discotekat zvicrane univerzale,, klm,

  2. Salem thotë:

    ej ZEiid Shum bukur kojka po me grupin Night shwodas nuk te shkon me kendu ma mir vet OK shum mir kojka vet po me grupin nIGHT shADOWS pak po bohesh foMM ok njeri MA MIR ndajuu>>>>>>>>>

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch