Home » Lajme » SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI

SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI

Shkruan: Reshat AVDIU *Preshevë, Korrik 2011

DËBIMI I SHQIPRARËVE NË PRAG TË KRIZËS LINDORE 1875-1878 NGA SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS

Gjatë vitit 1877 Porta e Lartë, bënë rrefuzimin e protokollit rusë, për lejimin e kësaj të fundit për daljen e saj në detin Jon dhe atë Adriatik . Me këtë Porta e Lartë ia mundësoi Rusisë-Cariste të Nikollaj Nikollajevit të ndërmerrte hapa përkatës për t’a arritë qëllimit e saj.
Kjo përpjekje e Rusisë-Cariste rezultoi me Betejën Ruso-Turke të viteve 1877-1878, me thyerjën e bastionit Turko-Osman në Plevne të Bullgaris. Prandaj ushtria serbe e Millan Obrenoviqit filloi gjatë vitit 1877-78 t’i sulmonte efektivat e pakta ushtarake turke në Sanxhakun e Toplicës dhe në Serbinë Juglindore e gjetiu, që kishin mbetur pa iu ribashkuar forcave tjera ushtarake në Betejën e Plevnës.
Siç vepruan me paraardhësit tanë ilir sllavët karpatjan dhe se një fat i njëjtë u ndodhi edhe popullatës shqiptare autoktone në vatrat e tyre në Arnautllëkun e Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës dhe në tërë Serbinë Juglindore, me një popullate prej 813.000 banorëve të saj dhe një territor afërsisht prej 20.000 km.2 ku shtriheshin mase 720 katunde shqiptare dhe 8 vendbanime urbane. Ky territor i Shqipërisë së Vjetër Verilindore fillonte nga Pllana e Madhe vinte te xhamia e shehërlerëve në Tabanoc-Iliridë, pastaj e përfshite edhe tërë fushëgropën e Kumanovës me atë të Shkupit. Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit e të Serbisë Juglindore ishin ngritur në luftë të hapët e të armatosur për t’i mbrojtur shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore, nëpër fushëbetejat e tyre korrnin fitore të njëpasnjëshme, kurse krerët e forcave diplomatike të fuqive të mëdha europiane i
mashtronin dhe i trathtonin shqiptarët nëpër marrëveshjet dhe kongreset, e kuleareve tjera diplomatike. Fitoret e shqiptarëve të ngadhnjyera me gjakë e hekur nuk përfilleshin fare, ato për më tepër, deningroheshin dhe se Atdheu ynë shqiptar çdo ditë coptohej e sakatohej nga toka dhe deti nga padronët e fuqive të mëdha europiane.
Me 10 qershor 1878, u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku i dual në mbrojtje coptimit të matutjeshëm të tokave shqiptere dhe kusarive tjera ndajë tokave shqiptarë nga fuqitë e mëdha. Rilindasi ynë i pendës dhe i pushkës Vaso Pashë-Shkodrani shpërthen furishëm me vjeshën e tij “Oj Shqypni e Mjera Shqipni”që ishte mjaft aktuale për atë kohë të dyndjeve të mëdha të shqiptarëve nga ky nënqiell i quajtur Ballkan tragjik për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, Toplicës, Prokuples, Krushevcit, Pirotit, Negotinës, Zajeçarit, Kurshumlisë, Leskocit, Vrajës etj. Ndër shqiptarët e Masuricës e të Fushëgropës së Vrajës me kohë këndohej kënga e pëcjellë me fyell atëbotë që thoshte:

O, muhaxhirët o, ka po shkojnë
O, me ujë të shiut o, po gatuejn,
O, brum e bukë o, boshkë i bojnë
O, atë rrugë t’gjatë o, prapë e vazhdojnë … etj.

Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore të Nishit, Toplicës, Kazasë së Vrajës etj. 1877-1878.

Ja seç Shkruan zëvendësi i atorizuar, Togeri Jon (Gjon) Skot, Majorit C.W.Wilson Oficer i Mbretërisë H.B.M.autorizues në kufirin serb.

LIDHJA SHQIPTARE (THE ALBANIAN LEAGUE)
Zotëri, Selanik, 30 dhjetor 1878.
Kam nderin që t’iu dërgojë informatat vijuese të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare dhe situatën, që tani mbretëron në Vilajetin e Prishtinës (Kosovës):
Që në fillim duhet theksuar se forcimi i Lidhjes Shqiptare mund të jetë pjellë e rrethanave dhe e shkaqeve vijuese.
Së pari është se gjatë luftës (Ruso-Osmane), pjesa Perëndimore e Rumelisë gati krejtësisht kishte mbetur pa ushtri, sepse çdo njëri ka qenë në disponim dhe është dërguar në front kundër Rusisë. Porse, atëherë vetë populli u detyrua të organizojë vetmbrojtje nga sulmi i jashtëm.
Së dyti, duhet ditur se egzistonte rreziku sllav, sepse gati të gjithë banorët e Sanxhaku të Nishit, sidomos pjesa Perëndimore e tij që para pak kohe iu kishte aneksuar Serbisë, ishin shqiptarë.Meqë popullata shqiptare i takonte besimit islam e cila popullonte pjesën më të madhe të vendbanimeve në anën Perëndimore të Moravës në rrethinat e Nishit të Leskovcit e të Vrajës, duke përfshirë edhe Prokuplen me rrethinën e saj.
Këto dy raca, apo dy bashkësi etnike (shqiptarët dhe serbët) gjatë periudhës turko-osmane ishin në gjendje që të jetojnë në harmoni deri para 3-4 viteve, kur edhe filluan këto konflikte, rreth territoreve (të Sanxhakut të Nishit, të cilat shkaktuan edhe pastrime etnike, shpërguljen e tërsishme të popullatës shqiptare-vër.aut.).Në këto treva të Perandorisë Osmane, gjendja politike para vitit 1876 ishte relativisht e qetë.
Në anën tjetër këto dy raca kurrë nuk kanë mundur të bashkëpunojnë në harmoni për shkak të mostolerancës fetare, që është manifestuar në të dy palët. Një armiqësi e tillë nuk mundet të haset ndërmjet shqiptarëve të besimit islam dhe të atyre të besimit katolik, sepse shqiptarët katolikë e kanë të njejtën frikë nga sllavët, sikurse vëllezërit e tyre të besimit islam.
Është i njohur fakti se sllavët përveç fesë së tyre nuk tolerojnë fe tjetër.Ky parim është aq i thellë i rrënjosur në vetëdijën e fshatarëve shqiptarë (në Sanxhakun e Nishi, saqë e kishin fituar bindjen, se nëse do të mbesin të jetojnë nën sundimin serbë, nuk do të kenë kurrëfar lirie dhe kurrëfarë të drejtash. Me aneksimin e Sanxhakut të Nishit, Serbisë, shqiptarët ishin të paaftë që t’i përshtaten situatës dhe rrethanave të reja. Meqë nuk patën udhëheqës (lider) të mençur, ata nuk ishin në gjendje t’i bënin rezistencë të organizuar sulmeve të Serbisë. Për këtë arsye të gjithë banorët kanë ikur në Vilajetin e Kosovës dhe duke e lënë një krahinë të tërë pa popullsi.
Llogaritet se tani ka rreth 600.000 deri 700.000 refugjatë shqiptarë të cilët (janë ndjekur nga vatrat a tyre-vër.aut.) dhe janë shpërdarë nëpër viset e Vilajetit e Kosovës. Këta muhaxhirë kurrë nuk do të kthehen më në vedbanimet e tyre të më hershme, meqë shumica e tyre e kanë humbur tokën dhe pasurinë dhe tani gjenden në një mjerim dhe në një varfëri .

I dërgohet: Major………………………Zotëri kam nderin
C.W.H.Wilson…………………………të jam në shërbim Tuaj,
Oficerit të Mbretërisë………………….Togeri,Jon (Gjon) Scord ?
H.B.M.autorizuesit……………………Zëvendës i të autorizu-që kishte arrijtur në kufirin serb.

Edhe tek shqiptarët e Masuricës dhe Qarkut të Vrajës në një masë të madhe ndikuan metodat dhe masat represive nga ushtria dhe xhandarmeria serbe e M. Obrenoviqit, ato shpeshherë ndryshonin nga rrethanat e krijuara atëbotë të konjukturave politike. Këtë metoda serbe gjithmonë ishin të sofistikuara dhe të rrafinuara. Jo se ata serbët i friksoheshin shqiptarëve duar thatë dhe liridashës që donin me çdo kusht të mbeteshin dhe mbijetonin edhe më tutje nëpër vendbanimet e tyre shekullore. Disa nga krerët serb atëbotë, para opinionit të atëhershëm botëror tregoheshin si liberal edhe ndaj popullatës tjetër jo sllave të asaj shqiptare, apo siç i quanin ndryshe arnautashi.
Po e ceki njërën ndër metotat djallëzore e shantazuese dhe mjaft nxitëse që ndikoi në një masë të madhe në shpërnguljen e disa familjeve nga Masuricës. Ishte xhandermëria serbe gjatë vjeshtës të vitit 1878-79, e cila kinse për një kontroll rutinore pa pyetur fare ishte futur nëpër oborret e shtëpiave të Masuricasve duke i pyetur antarët e familjeve se ku janë pleqtë, kështu që pasi që ishin informuar se ata kishin shkuar në xhami për t’u falur, hyjnë në oborrin e xhamisë, pasi që fshatarët dalin nga falja e namazit, aty e hasin xhandarmerin serbe duke pritur. Sipas filozofisë së tyre ata paskan ardhur për t’i pyetur dhe interesuar për hallet dhe peripecitë e shumta me të cilat ballafaqoheshin atëbotë banorët e Masuricës e të lokaliteteve tjera mandej kishin ardhur kinëse edhe për të blerë diçka nga fshatarët!?
Njëri nga ata udhëheqësi i grupit të xhandermërisë, naredniku fillon të flasë dhe i pyetë fshatarët e grumbulluar se a kanë gjë ata për t’i shitur xhandermërisë të Princit të Serbisë, Millan Obrenoviqit që shumë ju don dhe kujdeset për ju arnautët. Po zoti narednik i Kralevinës së Serbisë, kishte filluar i pari të fliste Mulla Ali Haxhiu imam i xhamisë së Masuricës, po zotri kemi çfarë të doni. Kemi bagëti të trasha dhe të imta kemi bylmete, pemë mjaltë pula e ve, kemi zotëri çfarë duhet të ketë një fshatar i Masuricës.
“Jok more nama ne trebaju takve stvari koje vi nam nudite da bih ih kupovali.”(Jo ore neve nuk na nevoiten këso sendesh që ju na i ofroni për t’i blerë-R.A.). Zoti narednik ne skemi gjë tjetër çfarë t’u shesim u kishte thënë imami i xhamisë të Masuricës me xhematin e tij, xhandarmerisë serbe të Millan Obrenoviqit. Keni, ju se çfarë t’i shesni xhandarmerisë të Obrenoviqit dhe se ne jemi gati që atë lloj malli t’ua paguajmë me florinjë. Ju hoxhë i xhamis së Masuricës, me xhematin tuaj duhet të na e shesni diellin e këtij nënqielli këtu në Masuricë. Po zoti narednik ama, dielli është i të gjithëve se ate Zoti e ka krijuar për të na ngrohë dhe shndritë të gjithëve miletin e tij në këtë botë. Xhandarmeria e serbit kishte këmbëngulur në qëllimet e saj dhe kishte arrijtë t’i bindë fshatarët e Masuricës dhe ta blinte diellin nga ata për 100 grosh ari.
Të nesërmen kur gratë dhe vajzat e Masuricës i hedhin rrobat e tyre për t’i terur në diell ia behin prapë të njëjtit xhandarmë me narednikun e tyre dhe japin urdhër që gratë dhe vajzat e Maruricës, duhet që të gjitha rrobat dhe gjësendet tjera t’i mblidhnin dhe më kurrë të mos i hedhin për t’i terur në diell se fshatarët e Masuricës me imamin e xhamisë së tyre dje diellin e këtij fshati e kanë shitur për 100 grosh!
Pastaj ju nuk keni as të drejtë të dilni dhe punoni nëpër pasurit tuaja ditën, se dielli tash është i yni i Serbisë! Ju keni të drejtë të dilni dhe të punoni nëpër pasuritë tuaj vetëm natën nëpër hënë, se hëna është e juaja e arnauto-turqëve, edhe në flamurin tuaj e keni si symbol atë.
Metoda këto të përgaditura dhe të sinkronizuara deri në atë masë sa që truri i njeriut normal që ka shpirt dhe gjakë të ngrohtë ndër dejtë e tij njerëzor, s’mundët ta marr me mend dhe ta kuptojë që t’i detyroj shqiptarët e Masuricës ta shesin një objek apstrak, gjegjësisht diellin për 100 grosh. Ku mandej hiç më larg se të nesërmen të vijnë të njëjtit njerëz e t’u thonë fshatarëve të Masuricës se më s’keni të drejtë në diell! Që e keni shitur ditën e kaluar me “dëshirë dhe pa kurfarë represioni”. Këtë rrëfim real dhe tronditës e pata dëgjuar sa e sa herë nga pleqtë tanë muhaxhir, porse deri në detale ma patë përshkruar gjatë vitit 1986.Haxhi Demiri nga Tërnoci i Bujanocit.
Korrik,2011
*) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

Com/wordlib related writing academic papers using https://pro-academic-writers.com/ tags student engagement, classroom management, literacy, all grades 3

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch