Home » Opinione » Shqiptarët muhamedan sipas serbëve

Shqiptarët muhamedan sipas serbëve

Fahri XharraSerbia te perëndimorët thot që ne  jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtetet arabe dhe të ndryshme muslimane thot që ne jemi properëndimorë të papërmisueshëm.

E e vërteta është se na jemi proprerëndimor e aspak islamist ekstremist …….Ndërsa Ismail Kadare shkruan …”Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. …”Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to.(Ismail Kadare)

”Përhapja e frymës kombëtare ndër shqiptarët e paarsimuar, edhe sot mund të duket një mision i pamundur.” .(shkruan dikush dikund)……”  Na, të paarsimuar ? Sot? Pse?

 

Serbia pra, te perëndimorët na paraqet që ne  jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtete arabe dhe të ndryshme muslimane se na jemi properëndimorë të papërmisueshëm. … Ta përpunojmë këtë teori të tyre shumë të rrezikshme për ne  , por me gjakftoftësi dhe fakte.Por , botës iu është servirur diçka tjetër, diçka që nuk është në të mirën tonë.

 

Të Martën ,me 1 Nëntor 2011 i pata shkruar Ministrit të Jashtëm të Sërbisë Jermiq, i cili në Paris gjat mbledhjës së UNESCO-s kishte kërkuar që Kishat ortodokse në Kosovë të mos regjistrohen si Kisha të shtetit të Kosovës por atë të Serbisë(?). ” Unë po shkoj edhe më largë, duke e lutur Z.Jeremiq, por edhe UNESCO-n që të lexojnë studjusin Pero Sljepçeviq ku sipas Pero Sliepçeviqit është vërtetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët, emri i të cilëve është shkruar në to. Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd 1934).Manastiri i Graçanicës ekzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V. Petkoviç, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950). Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Pra nëse futemi pak më thellë në dokumente do të shohim se ato Kisha ishin shqiptare. Pra, ne jemi aq të të ndërgjegjëshëm dhe krenar me të kaluarën tonë,dhe të cilën nuk e mohojmë.”

Paraqitja e jonë e shtrembëruar karshi botës nga serbët dhe grekët, e cila nuk asgjë të bëj me të vërtetën tonë nuk është e sotme : por e sotme është që pavetdije po ia mbajmë krahun Serbisë dhe Greqisë një lloj si para 100 e më shumë viteve. Na brengosë kjo?

Sikur ti lexonim më herët librat e serbëve dhe grekëve ( më mijëra tituj nga qindra autorë serb e grek) të shpërndara nëpër botë do të ishim më shumë të ndërgjegjëshëm  ndaj vet kombit dhe të nuk do të lejonim që të  binim pre e kurthave serbo -greke të ngritura nëpërmjet turqëve. Një gjë duhet ta dijmë se nëse tupani bie në të njejtin ritëm me qindra vjet , edhe ne do të vallëzonim në atë ritëm e lere më të huajt. Ne jemi ata që duhet bindur botën se kush jemi.

Në librin ”O ARNAUTIMA u staroj Srbiji i Sandžaku” nga Jovan N. Tomić  (1913.) lexoj:” Venbanime shqiptarësh të besimit të krishter  në tokat serbe në kohërat më të herëshme kishte vetëm në qytetet e Prishtinës , Vidinit , Novi Pazarit , Krushevcit Prokupljes , Nishit dhe Çiprovcit (Arnautskih naselja hrišćanske vere na srpskom terenu u ranija vremena bilo je u glavnom po gradovima: u Prištini, Vidinu, Novom Pazaru, Kruševcu, Prokuplju, Nišu i Ćiprovcu) ……

 

Për të paraqitur, gjëja se serbët ortodoks  ishin viktimë  e shqiptarëve muhamedan

( musliman) , në libër vazhdohet :” Serbi ortodoks,  në kohën e turkut ishte gjithmonë pa asnjë mbrojtje. Mbi popullin serb kryheshin dhunime dhe përdhunime nga çdo kush që ishte muhamedan, por më së shumti vuanin nga shqiptarët e të njejtit besim .( musliman, pra). Edhe në kohërat e thatësirave dhe mungesës së bukës ( fillim shek 18) , serbët vuanin nga dhuna e shqiptarëve muhamedan. Në atë kohë mbretëronta anarkia . Pashallarët në Pejë , Gjakovë dhe në Prizren duke u mbeshtetur në Arnautët muhamedan i kallnin fshatrat dhe i shkretonin fushat e serbëve.  Arnautët muhamedan plaçkitjen e kishin qëllim  dhe mënyrë të jetës. … dhe kështu serbët duheshin të muhamedanizohen për të shpëtuar jetën”

Vetëm nëse shikohet viti i botimit të këtij libri , pra 1913 , koha e ndarjës së tokave shqiptare në Konferencën e ambasadorëve në Londër ; atëherë e kuptojmë mirë se pse serbëve iu duheshin shqiptarët musliman.

Unë nuk jam musliman , që serbi të më paraqet në botë si një bishë islamike, por jam musliman pse kam qëlluar i tillë. Unë nuk jam musliman që serbi të tallet me mua në kancelaritë e botës , dhe të më paraqet si të atillë që nuk meritoj as shtet e as epitetin komb. Pra , Serbia te perëndimorët thot që ne  jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtetet arabe dhe të ndryshme muslimane thot që ne jemi properëndimorë të papërmisueshëm.  Unë nuk dua që të jemi  numër statistikor ,me të cilin serbi manipulon në botë.

Ç` farë jemi ne dhe për kë jetojmë ?

 

Fahri Xharra , 31.05.14, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch