Home » Opinione » SHQIPTARËT NË 101 VJETORIN E PAVARËSISË

SHQIPTARËT NË 101 VJETORIN E PAVARËSISË

Shkruan: Nehat Hyseni

Pozita e shqiptarve në vitin 2013, dmth 101 vjetë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është dukshëm më e mirë, meqë tani kemi dy shtete të pavarura shqiptare në Ballkan: Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës, që janë nën "ombrellën" e Aleancës aktualisht më të madhe ushtarake të ruzullit tokësor, NATO-s.
Ndërkaq, pozita e shqiptarve në Maqedoni mbetet e vështirë, përkundrejtë faktit se ata janë tê organizuar politikisht në subjekte ose parti të pavarura politike.
Performansa në koalicion e partive shqiptare qe 23 vite pas vendosjes së pluraluzmit politik, len shumë për të dëshiruar. As kondlikti i armatosur i tyre në vitin 2001-2002, që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, nuk e përmirësoi sukshëm pozitën e shqiptarve në Maqedoni. Sepse, asnjëra nga partitë politike maqedonase në pushtet nuk isgte e interesuar për ta realizuar e zbatuar ate në praktikë. Këtë e mundësoi nacionalizmi ekstrem, antishqiptar i maqedonasve, i ndihmuar nga apetitet e pangopëshme politike të disa liderëve shqiptarë. Andaj, pozita e shqiptarve në Maqedoni sot është tejet e vështirë dhe kërkon mbështetje të shteteve shqiptare. 
Shqiptarët në Mal të Zi janë të pakënaqur me pozitën dhe teajtimin e tyre nga shteti malazias. Ata janë të diskriminuar dhe të drejtat e tyre kombëtare janë të nëpërkëmbura, kurse zgjidhjen e problemeve të tyre ata e gjejnë në shpërngulje dhe ekzodus. Kështu, sot shumëfish më shumë shqiptarë të Malit të Zi ka në Amerikë e
gjetiu nëpër botë, se sa në vendlindjen e tyre.
Kurse, shqiptarët e mbetur pas vitit 1999 në Serbi, që ndryshe quhen Kosovë Lindore ose Luginë e Preshevës, siç u tha nga analistë e politikanë të ndryshëm, sot paraqesin komunitetin etnik më të diskriminuar në Europë dhe ndër më të persekutuarit në botë. Atyre nuk u lejohet që të mësojnë me tekste mësimore në gjuhën shqipe, u ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, ara burgosen e persekutehen dhe nga burgjet serbe kthehen të vdekur në arkivol. Rasti i fundit është vdekja misterioze e Reshat Bajramit nga Tërnoci i komunës së Bujanocit në burgun e Vranjës. Askush nga shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk ndjehet i sigurtë. Të gjithë presin në ankth se cili prej tyre e ja eadhën ta përjetoj datin e Reshat Bajramit dhe të tjerëve.
Andaj, shqiptarët e kësaj pjese të trungut kombëtar, Festën e Flamurit e presin me protesta, duke mos pasur mundësi për kremtim dhe gëzim Gjendja e rëndë e tyre ka krijuar shpërngulje dhe boshatisje të trojeve etnike shqiptare. Medvegja sot ka të shpërngulur mbi 90% të shqiptarve, ashtu si Kaeadaku i Bujanocit dhe Preshevës. Për çdo vit numri i nxënësve në shkollat shqipe është duke u zvogëluar në mënyrë drastike. Shumë sish kanë mbetur bosh dhe janë mbyllur.
Pra, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke përjetuar fatin e Çamërisë, në shekullin XXI.
Ndërkaq, për shqiptarët në Greqi, ose në Çamëri sot flitet vetëm si për një histori të hidhur, meqë atje kanë mbetur shumë pak shqiptarë, sepse pothuajse të gjithë janë detyruar të shpërngulen.
Dy shtetet e pavarura shqiptare në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova, sot shumë pak, sa për të mos thënë aspak, kujdesen për shqiptarët e mbetur jashtë tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch