Home » Lajme » Preshevari Atdhe Nuhiu për tre minuta shënoi dy gola

Preshevari Atdhe Nuhiu për tre minuta shënoi dy gola

Sulmuesit preshevar të skuadrës austriake Rapid Vjena, Atdhe Nuhiu, iu kanë nevojitur vetëm pak minuta që të shënoj dy gola për ekipin e tij në derbin e së shtunës kundër Sturm Grazit. Shtatëlarti nga Presheva ka hyrë në lojë në minutën e 66-të të takimit, kurse në minutat 72’ dhe 75’ realizoi dygolëshin e tij të parë për bardhejeshilët nga kryeqyteti austriak.

Rapidi fitoi 3-2. Çuditërisht sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre, bomberi shkodran, Hamdi Salihi nuk është aktivizuar në ndeshje nga trajneri Peter Schottel.

Vëllezërit Emin dhe Benjamin Sulimani janë kthyer me një pikë nga Mattersburgu, duke luajtur baras 0-0. Emini ka luajtur për 90 minuta, ndërsa Benjamini është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 48-të të lojës. Admira edhe pa “Benxhin” rrëmbeu një pikë. Admira mbetet e para me 26 pikë, Rapidi i treti me 21 pikë, pas 13 javëve.

 

Beqiraj mundi Alimin

Kosovari nga Peja, Fatos Beqirja sërish është protagonist i një goli në fitoren e Dinamos së Zagrebit si mysafir, 0-2. Kundër vendasve të NK Istra 1961, Dinamo shënoi dy herë. Serinë e golave e hapi Beqiraj në minutën e 45′ ndërsa në të 73′ e vulosi fitoren Krstanovic.

Për Istran u paraqit mesfushori kumanovar, Armend Alimi.

 

Xhemaili luajti 45 minuta, Napoli humb ndaj Katanisë

Shqiptari që militon te Napoli, Blerim Xhemaili ka luajtur 45 minuta në humbjen e skuadrës së tij prej 2-1 ndaj Katanisë, të shtunën.

Në përballje me Kataninë është futur në lojë në minutën 45 duke zëvendësuar G. Maskara. Pavarësisht humbjes, ai ka treguar formë të mirë në këtë takim. Napoli pas kësaj humbje mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë, aq sa ka edhe Katania një pozitë më poshtë.

 

Shaqiri shënon gol në fitoren ndaj Grashopres

Ylli kosovar që luan te Bazeli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka vazhduar me performancën e shkëlqyer me skuadrën zvicerane.

Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij prej 4:1, ndaj Grashpores të shtunën mbrëma në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka hapur serinë e golave në këtë takim qysh në minutën e gjashtë. Në radhët e Bazelit titullar ka qenë edhe kosovari tjetër, Granit Xhaka, i cili është zëvendësuar në minutën 61 me Shiperfiled. Bazeli pas kësaj fitore merr kreun e tabelës me 28 pikë, një më shumë se Lucerni. Tek Grasshopersi deri në minutën e 69-të është aktivizuar Orhan Mustafi, por nuk ka mundur të shënoj ndonjë gol.

 

Granit Xhaka me frizurë të re

Futbollisti shqiptar i skuadrs kampione të Zvicrës FC Bazel, Granit Xhaka të shtunën mbrëma, në ndeshjen kundër Grasschoppers, është paraqitur me imazh të ri.

Xhaka me frizuren e tij të re është parë qysh të premten në stërvitjen e pasdites.

Granit Xhaka ka pas paraqitje shumë të mirë në fitoren e Bazelit javen e kaluar kundër Sionit, prandaj edhe në këtë javë është në 11-shen e parë startuese.

 

Zeneli – dy gola për Helsinkin

Erfan Zeneli ka shkëlqyer në fitoren e HJK Helsinkit e cila fitore përballë Hakas me rezultat të thellë 5:2 në ndeshje e fundit të kampionatit finlandez. Mesfushori kosovar luajti 90 minuta në këtë takim derisa arriti të shënoj dy gola (’29 dhe ’50).

Edhe Berat Sadik ishte titullar kurse në minutën e 55’të i ka liruar vendin Parikkas. Mesfushori kosovar Ymer Xhaferi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij Mypa e cila fitoi si mysafire e Jaros me rezultat 2:4.

 

Shefkiu mbretëron në Angli

Shefki Kuqi si në ditët më të mira. Edhe pse ka mbushur plot 34 vjet, Shefki Kuqi po vazhdon me paraqitje fantastike në futboll. Sulmuesi kosovar realizoi 2 gola në  barazimin e skuadres së tij Oldam ndaj Carlisle United 3-3, në ligën e 3 të futbollit anglez.

The scenes on the bridge are ones that I come back to over and over, alone and also in my work coaching https://pro-essay-writer.com/ leaders

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch