Home » Histori, Lajme » Shqiptarët në mes të kullës dhe çekanit

Shqiptarët në mes të kullës dhe çekanit

Të gjendesh në mes dy përplasjesh shumë të mëdha nuk është lehtë. Edhe hekuri i skuqur nuk mundet t`i përballojë  ramjet dhe duhet pa tjeter të merr formën e dëshiruar nga  fuqia e atij që e mbanë çekanin . Por kulla  është krenare që me mosnënshtrimin e saj i ndihmon ramësit që ta ndrydhin e shtrydhin atë që e kanë në mes.
E gjithë kjo që ndodhë me ne ; humbja e vetdijës njerzore ,qytetare dhe kombëtare ta dini që është një marrëveshje turko- serbe . Marrëveshjet e tillla të përbashkëta kanë qenë gjithmonë ,për të dobësuar një popull të tërë- shqiptarët !
Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan). Serbët nuk janë aq kokëkrisur heroikë siç e reklamonin vetën. “Nuk është fort e besueshme sidomos, po të vihej re flirti i këtyre me vendet arabe dhe veçanërisht me Turqinë. Njoftohej se në kohët e fundit Ankaraja i bën lavdërime presidentit serb Boris Tadiqit, si një paqeruajtës rajonal… Pra, serbët kur kishin interes dhe në këtë rast interesi kryesor ishte mosnjohja prej vendeve myslimane e Kosovës dinin fare mire të hiqnin dorë edhe nga krenaria krishteromadhe dhe të vinin deri te gjysmëmyslimanizmi i tyre” (Ismail Kadare, Mbi krimin në Ballkan).

Në vitet para pavarësisë (1912 ) në Parlamentin e Turqisë thuhej: “Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet, sepse atëherë e mori lumi Turqinë.
Se si sllavizimet dhe turqizimet e shqiptarëve ishin të vazhdueshme dhe në bashkëpunim në mes të serbëve dhe osmanëve, tregon letra e të dërguarit francez në Shkodër Louis Heckart e shkruar shtetit të tij me 24.7.1880: “Zoti Corti besonte se do të ishte më e kuptueshme që Katolikët shqiptarë të pranonin dominimin malazias se sa ata mysliman, por se doli e kundërta” (letër në Arkiva e luftës Seria Nr. 1872-1919, Francë.) Këtu ishte ndikimi turk te shqiptarët mysliman. Qëllimi i bashkëpunimit serbo-turk për ndërrim të shqiptarëve ishte fokusuar te shqiptarët katolik sepse të tjerët veç ishin myslimanizuar.
Si serbët ashtu edhe turqit ( në bashkëpunim pra ) kanë ndërruar strategji po shihet. Që nga paslufta (1999)  filloi ringjallja e filoturqizmit . Por bashkëpunimi vazhdon .”

“Tri shtete kanë zhvilluar politikë deri edhe në shkencë, për të asimiluar popullin tonë: Serbia, Greqia dhe Turqia.  Serbia me asimilimin tonë, shpresonte të anulojë frikën se do t rikërkonim Nishin dhe si popull i ardhur të krijonte vend në Ballkan.  Greqia shpresonte rritjen e saj dhe anulimin e mundësisë për të kërkuar ne trojet tona të pushtuara prej saj.

Turqia duke njësuar religjionin me patriotizmin turk, përpiqej të mbetej në Europë. Synimet e Turqisë i konvenonin Serbisë dhe Greqisë, sepse kështu, si pakicë turke, shpalleshim ardhacak në vendin tonë me urrejtje ndaj historisë tonë dhe pa histori shqiptare, nuk mund kurrë të pohonim se ishim autokton.

Me autoktoninë tonë ka një problem të madh politika dhe shkenca greke dhe serbe. Prandja politika subverzive nuk pushon. Turqia dëshiron prezencë në Europë dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet religjionit, që ndihmon në mohimin e vetvetes. “ e shkruan Lis Bukuroca.

O popull , mos i besoni buzëqeshjes së ujkut !

Jemi në situatë të vështirë , kuptojeni të vërtetën kombëtare se jemi në mesin e kullës dhe çekanit të cilat vazhdimisht na formësojnë sipas dëshirës së tyre. Ne po humbasim !
Fotojo e shkrimit që e postova ështët e vitit 1912, atëherë kur dikush , dashamirë i shqiptarëve që ishte shkruante se shqiptarët janë në mes të kullës dhe çekanit , nëmesin e turqëve dhe  serbëve. Që të dyja anët për qëllime të tyre.

Marrëveshtjet turko –serbe shkonin aq large sa që : “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.” , “…e dini sa afër e kemi serbin ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun shqiptar sa trashësia e zhgunit” “…katoliku shqiptar, për tu konvertua në fenë islame, së pari duhet të shkoj të konvertohet në kishën ortodokse serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.”,

Po kush i hapte dhe i përhate këto marrëzira? Dihet se kush,Po sot? Dihet se kush. Në Kosovë,Serbia  në vitet e `30-ta i kishte hapur do shkolla (në gjuhën serbe)për fëmijtë shqiptar . Por: ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja(serb) !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë (serbe) !” Nga kush vinin këto “këshilla” që me çdo kusht donin të na “ruanin “ kombin? Qëllimi i kjartë , ikje nga vetvetja; largim nga rrënjët,përçudnim i vetvetes.
Sot ka taktikë tjetër  . Bashkëpunimi serbo-turk e rrezikon të ardhmen tonë Europiane !

Për  cfarë na mbanin pushtuesit shekullor?  Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerzore. Ne iu duheshim ,iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë ,iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm fornitorë të qenjës njerëzore,por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.” Po sot për çfarë na futën në mes të kulles e çekanit ?
“Turqia dëshiron prezencë në Europë dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet religjionit, që ndihmon në mohimin e vetvetes “
Ta kuptojmë se është koha e fundit “Synimet e Turqisë i konvenojnë Serbisë dhe Greqisë, sepse kështu, si pakicë turke, do të shpalleshim ardhacak në vendin tonë me urrejtje ndaj historisë tonë .
Ta dini mirë që pa histori shqiptare, nuk mundemi kurrë të pohojmë se jemi  autokton.
Mos !
Fahri Xharra,04.07.16
Gjakovë

Shqiptarët në mes të kullës dhe çekanit-1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch