Home » Histori » Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë dhe ne të tjerët ( gjëja se shqipëtar) .Parisi pëlcet nga dhuna !

Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë dhe ne të tjerët ( gjëja se shqipëtar) .Parisi pëlcet nga dhuna !

Fahri Xharra 2015-1Ligji kundër gjuhës shqipe. Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).
Dhjetëra ( qindra , mijëra ) imamë janë përhapur si prushi nëpër Kosovë. Disa nga këta imamë janë njerëz të shkolluar në botën arabe, në disa nga universitetet e njohura teologjike, sidomos në Jemen, dhe shumica e tyre, kjo duhet pranuar tashmë, kanë sjellë në Kosovë, bashkë me dijet e tyre, edhe radikalizimin e besimit islam.

“Kur disa kohë më parë unë shkrova se pas këtij ndryshimi në psikologjinë dhe botëkuptimin e shumë njerëzve në Kosovë, qëndrojnë edhe shërbimeve të specializuara serbe, jam i bindur se mjaft dashamirë do e kenë parë këtë si një rrjedhë e mëtejshme e mllefit që kanë shqiptarët e Kosovës, natyrisht jo të gjithë, ndaj çdo gjëje që vjen nga Serbia, dhe dëshirës që çdo të keqe të ja gjejnë një burim jashtë vetes, mundësisht në Serbi. Më pas, jo nga unë, u bënë të njohura burime të tjera, të cilat këtë lëvizje e lidhnin edhe me ndikimin e shërbimeve të fshehta ruse. Tashmë është i njohur fakti se kohët e fundit mjaft nga këto struktura po lëvizin nëpër Kosovë, por mjerisht nuk janë të vetmet. Kosovën, përgjithësisht trevat shqiptare, i kanë parë si zonë të transplantimit të ideve radikale edhe shërbime të tjera, sidomos të disa vendeve arabe. Përmes emisarëve të tyre janë shfaqur në Kosovë edhe përfaqësues të Rojeve të Revolucionit iranian, degë salafiste turke dhe jemene, ndonjëra nga të cilat ka rrënjët e veta edhe në qeveritë e vendeve përkatëse” (“Rrjeti i imamëve që po radikalizon islamin e butë shqiptar përdori 600 milionë euro fonde “Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë )

Në Kosovë 600 milion euro , po ne Shqipëri ? po në Maqedoni ? po në Malin e Zi ? po në Luginën e Preshevës? po në Diasporë ? Mjerim ! miliarda të derdhura nga të huajt ( armiqtë e popullit shqiptar ) për lansimin , propagimin dhe mbrojtjen e një gjëje e cila më së shumti e shkatërron ardhmërinë e popullit shqiptarë .
Shërbime sekrete ruse ,serbe ,turke arabe , iraniane dhe të gjithë për lojën e tyre në arritjen e një qëllimi : Fundosjen përfundimtare të shqiptarëve në greminën e zhbërjes . Jemi në vete?
Çfarë janë arsyet qe ne jemi tkurrur territorialisht dhe numerikisht si komb ne vazhdimësi.?
Çfarë janë arsyet që na shtyjnë në kë rrugë pa kthim ? E dimë këtë apo jo? E dimë që ato miliarda kanë rënë në duar të atyre ( një grupi të të shiturish ) për qëllime shqiptare-shkatërruese, shtet-shpërthyese dhe self- destruction ?
Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshatrave Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”.

Pra fjalën e kam për Shqiptarë Ortodoks të Maqedonisë ,dhe me ta dhe çështjen e tyre do të merremi në këtë shkrim. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bëj të veten, dhe të thuhet e vërteta dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën. Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.
E ne çka bëjmë për shqiptarët ortodoks të Maqedonisë , ne të tjerët që e mbajmë veten gjëja për shqiptarë ? Iu hapim portat e armiqve shekullorë që të na përpijnë të tjerët.

“Dua vetëm të tregojë një ngjarje. Ndoshta do të tingëllon mire,dhe disi po me lidhet ,me këta njerëz ( shqiptarët ortodoks të Maqedonisë).Në një bisedë që e kisha para dy tri vjetesh me një të njohur në Gjermani.S´pari me pyeti se nga jeni ,dhe unë i tregova se jamë Shqiptar,kurse ai mu përgjigj që qenkemi t´afërt ,dhe unë i thash si ka mundësi ,kurse ai më tha :une Gjyshen e kam shqiptare t´Maqedonisë. Bile me tha se e kam te incizuar ne tel se si flet Shqip,dhe unë nga kureshtja që të bindesha i thash se a bën ta dëgjoj. Por kur e leshoi ajo nuk fliste “ shqip,”por një gjuhë disi te përzier me maqedonishte ,dhe i thash se kjo nuk flet shqip,kurse ai mu përgjigj se gjyshja ime nuk pranon asgjë tjeter vetëm se është Shqiptare,dhe më tha se nuk e kam dëgjuar t´ketë thënë ndonjëherë se ka ndonjë komb tjetër. ( Xhavit Ramadani,Gjermani) . Pra ? Sa janë në numër këto gjyshe dhe këta nipër të tillë që nuk guxojnë të tregojnë se janë shqiptar,dhe jetojnë në Maqedoni?
E dini që në FYROM përveç neve gjëja se shqiptar , jetojnë edhe mbi 300 mijë shqiptarë ortodoks ?
Zhdukja ishte e mundur ne saje të platformës pansllaviste te iniciuar nga Rusia e cila platformë filloi të zbatohet në dëm te qështjes shqiptare e sidomos pas vitit 1814 dhe Aleancës së shenjtë e cila u realizua me inicim te Rusise. Si rrjedhim i kësaj u shuan të gjitha lëvizjet shqiptare që synonin pavarësi dhe autonomi nga Turqia dhe kryengritjet që i inicuan shqiptarët i shfrytëzuan grekët dhe sllavët të i bëjnë shtetet e tyre nacionale.
Teoria e Wikelmanit e shekullit 18 për të bër shtetin modern Grek si dhe teoritë e Homajkovit dhe Danillevskit për të formuar shtetet sllave ne Ballkan te cilat ishin po tërësisht nën kontrollin Rus ndikuan në tkurrjen e territoreve shqiptare, asimilimin e shqiptarëve duke e lënë popullin shqiptar pa as një të drejtë kombëtare, të varfër, të përçarë dhe në proces te vazhdueshëm te asimilimit dhe dëbimit nga tokat e tyre. Kurse Turku vetë iu ndihmonte në këto qëllime satanike. (Qazim Namani)
“……. Dhe një ditë ata , shqiptarët ortodoks mund ta thonë të vërtetën e tyre të lashtë e të tashme njëherësh pa frikë ….sepse ata janë rrënjët e lashta të gjakut tonë….iliro-arbëror-shqiptar….rrethanat ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda… Në fakt në Maqedoni kanë filluar të shfaqen haptazi disa persona në deklarimin e tyre si shqiptar ..dmth nga ata shqiptare ortodoks ..edhe kjo punë që po e lobojmë e ka për qellim sensibilizimin dhe kthimin e këtyre shqiptarëve në identitetin tyre kombëtar, atëherë fitorja jonë do t `ishte e menjëhershme ..dhe sllavët do të treteshin si krypa në ujë se puna e tyre disa dhjeta vjeçare iu shkoi kot. (fxh)
Një qytetar më shkruan : “ Por armiku më i madh i këtyre ( Shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë Shqiptarët. Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në çdo fushëveprimi, ne ende po merremi me fajtorë .Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vjen ajo ditë që Shqiptarët  Ortodoksë në Maqedoni se kush janë ? “

Fahri Xharra.16.11.15
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch