Home » Lajme » Shqiptarëve u bashkangjiten edhe Boshnjakët e myslimanët bojkotit të regjistrimit të popullsisë

Shqiptarëve u bashkangjiten edhe Boshnjakët e myslimanët bojkotit të regjistrimit të popullsisë

Boshnjakët dhe myslimanët në Sanxhak dhe pjesët tjera të Serbisë do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm. Kjo është vendosur nga Këshilli Kombëtar Boshnjak në Serbi, ku theksohet se ky komunitet do të bojkotoj regjistrimin e popullsisë që do të zhvillohet nga 1 deri më 15 tetor të këtij viti. Në një komunikatë të këtij këshilli theksohet se vendimi është miratuar mbrëmë, ku ndër arsyetimet e shpalosura janë se nuk janë plotësuar kushtet lidhur me komunitetin boshnjak dhe mysliman. Këshilli vlerësoi se numri real i boshnjakëve dhe myslimanëve vazhdimisht është shtrembëruar dhe zvogëluar nga autoritetet serbe. KKB theksoi se formularët e shtypur për regjistrimin ekskluzivisht janë në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik. KKB ka kërkuar kontroll të rreptë mbi regjistrimin dhe monitorim nga bashkësia ndërkombëtare. Vendimi i këtij komuniteti vjen pas atij të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithashtu do të bojkotohet regjistrimi në tri komunat Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.

Though I had dabbled with a personal account, i should do my homework my entire opinion changed when I started my videoamy account and dove in to the conversations educators were engaged in

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch